Duket se zgjedhjet e delegatëve të Partisë Socialistë për në Kongres po shfaqin shenja manipulimi. Pas një videoje që qarkulloi ditën e djeshme mbi votimin në Njësinë Bashkiake nr. 8 në zonën e Medresesë, sot në mediat sociale kanë qarkulluar disa foto, ku anëtarëve të partisë u shënohen numrat rendor të kandidatëve nëpër copa letrash duke i orientuar se kë të votojnë.
Fotoja është publikuar në faqen e FRESSH- it nga një person që mendohet se ka marrë pjesë në zgjedhje.