Policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të plagosjes së ditës së djeshme në Kamëz, në një supermarket.
Personi në foto është autori i plagosjes së shitëses së marketit. Ndërkohë që tjetri është ende në kërkim. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i njërit prej autorëve.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku personi në foto së bashku me një tjetër kanë hyrë në market për të grabitur.
Ata janë konfliktuar me shitësen 19-vjeçare, e cila bëri rezistencë dhe për pasojë u qëllua me armë zjarri duke marrë një plumb në këmbë./ Panorama.al