Çifti Kuroki janë martuar në vitin 1956, kanë dy fëmijë dhe jetojnë në një fermë në Japoni.
Pasi gruaja e tij humbi shikimin për shkak të diabetit kur ishte 52 vjeçare, ai ka mbjellë lule me ngjyrë roze në kopshtin e shtëpisë së tyre, vetëm e vetëm që ta bënte atë të buzëqeshte përsëri.
Ai e kuptoi se këto lule nuk janë vetëm mahnitëse për t’u parë, por kishin edhe një aromë shumë tërheqëse.
Për këtë arsye ai mbolli mijëra lule gjatë këtyre dy viteve të fundit.
Papritmas, zonja Kuroki filloi të dalë përsëri në kopsht dhe buzëqeshja iu kthye në fytyrë./klan kosova