InstaBIZ

Foto/Ish-missi shqiptar shfaqet për herë të parë pas lindjes së djalit


               Publikuar në : 12:55 - 08/05/19 |
xhu lia

Çifti i njohur i showbizit Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër pak ditë më parë të vogëlushin Efehan.

Mediat turke kanë qenë mjaft të fokusuara lidhur me lajmet për çiftin e njohur.

Mbrëmjen që lamë pas ata janë fotografuar duke dalë nga spitali me të voglin e tyre në krahë. Almeda ndonëse dukej e lodhur, u shpreh shumë e lumtur për ardhjen në jetë të djalit të saj.

“Jam shumë e lumtur, aktualisht jam mbi re”, -tha Abazi, të cilës i dridhej zëri nga emocionet.

Ndërkohë  më herët Tolgahan u shpreh se lindja ishte e vështirë, pasi u deshën 12 orë që i vogli Efehan të vinte në jetë.

Në fotot e publikuara nga “Hurriyet” shohim aktorin turk teksa mban të birin në krahë dhe Almedën pranë tyre./Opinion.al/

f1 f2 f3 f4 f5 f6
<
>

Pas