Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare gazetari korçar, Arben Kosturi.
Bëhet me dije se prej disa javësh Kosturi ishte infektuar me koronavirus dhe fatkeqësisht nuk ka rritur që të mbijetojë.
Lajmin fillimisht e ka bërë të ditur vajza e tij, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ndërkohë që bëhet me dije se më herët vajza e tij kishte bërë thirrje që ta ndihmonin për ta kuruar në Turqi, pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.
Prej vitesh Arben Kosturi ka qenë aktivist i të drejtave për romët dhe egjiptianët./Opinion.al