Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto-galeri/ Rrugë, ndërtesa, njerëz, gjatë dhe pas çlirimit të Tiranës

2016/11/21 at 3:05 PM
në Galeri, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto-galeri/ Rrugë, ndërtesa, njerëz, gjatë dhe pas çlirimit të Tiranës

Sontag shkruan: “Të gjitha fotografitë janë memento mori. Të bësh një fotografi do të thotë të bëhesh pjesë e asaj çka është vdekatare tek një person (ose tek një send); tek ajo çka është e brishtë, e ndryshueshme”.[1] Ky fragment më erdhi në mend, ndërsa vizitoja një ekspozitë me fotografi për 72 vjetorin e çlirimit të Tiranës.


Titulli i ekspozitës ishte: “Rrugë, ndërtesa, njerëz, gjatë dhe pas çlirimit – Tiranë, nëntor 1944”. Fotografitë vinin nga Arkivi Qendror Shtetëror dhe përfshinin kryesisht imazhe anonime por edhe autoriale nga ajo që mund të konsiderohet si qendra historike e Tiranës. Kjo ekspozitë vinte me një qasje tjetër, krahasuar me formatet  përlavduese që na serviren zakonisht në Shqipëri për të celebruar ngjarje të rëndësishme nga lufta e dytë botërore.

Kuratorët Sokol Çunga, Larisa Neziri dhe Altin Kokoli kishin dashur me sa duket t’i largoheshin formatit impozant, duke evokuar sensin human brenda atyre ngjarjeve. E kam fjalën për atë që lidhet me të zakonshmen, të përditshmen, të rastësishmen, sado që me kalimin e kohës, në ditë si këto gjërat priren të mos perceptohen si të tilla. Shfaqen kështu protagonistë dhe spektatorë të ngjarjeve; njerëz të njohur e të panjohur; tabela rrugësh; ndërtesa të shkatërruara ose të shpëtuara mrekullisht; rrugë,  sheshe, detaje që me atë “ngrirjen” organike të tyre të bëjnë t’i lexosh nga tjetër kënd ato ngjarje dhe ata njerëz.  (Foto 0, 1, 2, 3, 4)

Sheh barrikadat udhëve të Tiranës. Tek njëra, disa fëmijë punojnë, ndërsa burra me qeleshe dhe kostum bëjnë sehir, ose, më interesante akoma, ngulin vështrimet te aparati fotografik. Thua asgjë nuk po ndodh rreth e rrotull (Foto 6). Shohim klinikën e djegur të dr. Markarianit, te rruga e Elbasanit (Foto 7), xhaminë e Sulejman Pashë Bargjinit; rrënojat e pazarit të vjetër te sheshi Skënderbej, shkatërruar tërësisht. Diku, Dhora Leka pozon buzagaz bashkë me një shoqen e vet. Në dorë, ajo mban një kamera fotografike që kushedi se çfarë imazhesh ka fiksuar. (Foto 7_1)Nuk mungon as një pozë puthjeje, e shkëmbyer mes dy partizanëve (një provokim vallë kundrejt fotos së famshme V-J Day nga Alfred Eisenstaedt? –  (Foto 8).

Një nga imazhet më mbresëlënëse të kësaj ekspozite është ajo e rrugës “28 nëntori”. Autori Filip Vito, i pagëzuar edhe si Marubi i jugut, fikson një pamje ngjethëse, të një vendi që për më tepër nuk ekziston më. (Foto 9) Ky fakt e bën edhe më prekëse vetminë e kësaj rruge, trajektoria gjarpëruese e së cilës kufizohet trishtueshëm nga ndërtesa të vogla dhe të braktisura gjithashtu.

Dhe ndërsa shikimi lëviz nga një foto te tjetra, nuk mund të mos të bjerë në sy ajo formë unike arkitektonike që gjendet në shumicën e imazheve. (Foto 9, 11). Kulla e Sahatit i ka shpëtuar shkatërrimit të luftimeve dhe me karizmën e vet të vetvetishme, kthehet në një protagoniste të kudokendur, një kumt për syrin gati voyeurist të fotografit. Kulla, për vetë funksionin primar të saj, na sjell sërish tek elementi ‘kohë’ dhe shpërbërjet e pamëshirshme që shkakton.  E merr si një lloj busulle orientuese për vendet dhe ndërtesat e qytetit që tani nuk i gjen më. E ndërkohë, fotografët e atyre imazheve nuk e dine sa instituese dhe intriguese njëherësh do jetë prezenca e kësaj forme arkitektonike në vitet më pas. Nëpërmjet kullës së sahatit –  në vetvete “monumenti më i mistershëm, por edhe më përfaqësimtar i Tiranës”[2] –  Ardian Vehbiu rrëfen historinë e trishtë të zhdukjes së qendrës historike dhe zbrazëtinë shpirtërore të jetës urbane në vitet totalitare.

Dhe pikërisht këtë kullë më kap syri sapo dal nga ekspozita dhe kundroj sheshin e Tiranës.  Vazhdon të jetë aty, si emblemë e teatrit absurd që luhet thuajse pambarimisht në qendrën e Tiranës,  ndërkohë që imazhet e ngrira të nëntorit të 1944-s, më ripohojnë memento mori-n. Vetëm se kësaj here,  ai shkon përtej fotografisë./ peizazhe

 



Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Deputeti socialist del hapur kundër Beqajt: Të japë dorëheqjen

Deputeti socialist del hapur kundër Beqajt: Të japë dorëheqjen

Alibeaj denoncon të tjerë emra drejtuesish të policisë që menaxhojnë drogën

Përplasja e bandave të Tepelenës/ PD: Viktima Nelgert Pata u la i lirë nga policia

Gjykata e Lartë rrëzon Gjiknurin: Ish-kabineti “Berisha” nuk hetohet për CEZ

Gjykata e Lartë rrëzon Gjiknurin: Ish-kabineti "Berisha" nuk hetohet për CEZ
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}