Sipas fjalëve të fundit të pilotit, avioni që u rrëzuar në Kolumbi dhe i mori jetën 71 personave përfshirë edhe skuadrën braziliane, kishte mbetur pa karburant dhe pa energji elektrike.
Tragjedia ajrore e ditës së hënë tronditi mbarë botën e futbollit.
Në Medelin, pikërisht në stadiumin ku pritej të luhej finalja “Copa Sudamericana” mijëra tifozë mbushën shkallët e stadiumit për ti bërë homazhe futbollistëve që humbën jetën.
Turma në “Atletico Nacional” brohoriste fjalët “”Ne kurrë nuk do të harrojmë, kjo kupë shkon në qiell”.
Në minutën kur duhet të fillonte ndeshja, në monitorët e stadiumit u shfaqën fytyrat e futbollistët që humbën jetën në aksidentit tragjik.