I gjithë vendi ditën e sotme është përfshirë nga moti i keq.
Në vendet malore kanë nisur reshjet e dëborës, ndërsa në Durrës dhe Tiranë dita e sotme ka qenë e shoqëruar nga era e fortë.
Madje në Tiranë era e fortë ka mundur të rrëzojë pemën e “Vitit të Ri” të vendosur në sheshin Skënderbej./Opinion.al/