Vetëm pak ditë më parë, në një video që zbulonte pak nga prapaskenat e programit të Vitit të Ri “Op Labi Party”, Genc Prelvukaj deklaroi se kishte pritur enkas këtë rast për të deklaruar lidhjen e shumëpërfolur me këngëtaren e njohur Eni Koçi.
Kështu, pas pyetjes: “Për herë të parë tek “Op Labi Party” ju bëtë publike që jeni në lidhje me Enin?” në adresë të Gencit, ai u përgjigj pa u menduar këtë herë: “Është e vërtetë. Kemi zgjedhur një event si ky për t’u shfaqur për herë të parë publikisht bashkë”.
Edhe pse lajmi qarkullonte prej muajsh dhe çifti ishin fotografuar bashkë në disa ambiente, përveç bashkëpunimeve në muzikë, asnjëri prej tyre nuk kishte folur zyrtarisht. Po flasim për Eni Kocin dhe Genc Prelvukaj .
Këtë herë, gjithçka është e qartë dhe e konfirmuar. Dy këngëtarët jo vetëm që kanë pranuar lidhjen, por edhe kanë postuar të njëjtën foto nga festa e fundvitit, organizuar nga Labinot Gashi.
Pak ditë më parë në të gjitha mediat rozë u përhap me shpejtësi një video nga prapaskenat e ‘Op Labi Party’, në të cilën Genc Prelvukaj pranonte lidhjen me Eni Koçin. “Është e vërtetë. E keni parë që në hyrje. Kemi zgjedhur një event si ky që të shfaqemi publikisht bashkë”, – u shpreh Genci.