Një burrë u qëllua për vdekje në lagjen Gaarden të Kiel mbrëmë, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit Fisnik Hoxha.
Sipas prokurorisë publike në Kiel, rreth orës 23:15, një person ka qëlluar disa herë mbi një 31-vjeçar në rrugën Gustav-Schatz-Hof. Ai vdiq në spital pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.
Sipas hetimeve të mëparshme të prokurorisë publike dhe policisë kriminale të Kielit, 23-vjeçari Fisnik Hoxha është i dyshuari i ngjarjes.
Prokuroria publike në Kiel ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e autorit. Kushdo që e sheh të dyshuarin Fisnik Hoxha të lajmërojë menjëherë policinë.
Policia ju bën thirrje që të mos flisni me të dyshuarin nëse e shihni. Hoxha mund të jetë i armatosur./Opinion.al