Aktualitet

Foto/Dyshime për hakmarrje, kush është Shkëlzen Kastrati që u vra sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 01/02/21 |
Semiljana Azizi

Shkëlzen Kastrati, 41-vjeç, është personi i cili u vra me dy plumba paraditen e sotme në fshatin Sheq të Fierit.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se viktima është qëlluar me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, teksa dyshohet se krimi mund të jetë kryer nga një vrasës profesionist. Nuk dihet, nëse 42-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë apo jo.

Ndërkaq, mësohet se pas ngjarjes autori i vrasjes është larguar nga vendi me një makinë tip “Range Rover”. Automjeti është gjendur i djegur në Mbrostar, afër vendit ku do të ndërtohet dhe spitali i ri i Fierit, ndërsa brenda tij policia ka gjetur një arme automatik, me të cilën thuhet se është qëlluar ndaj 41-vjeçarit.

Bazur në informacionet e deritanishme Shkëlzen Kastrati është një emër i njohur për policinë, ndërsa vëllait të tij Kelmendit i kanë bërë një atentat në janar të vitit 2016.

Në këtë atentat ka mbetur i vdekur Denis (Granit) Kasaj që drejtonte makinën, ndërsa u plagosën Kelmend Kastrati dhe Elton Margariti. Për këtë ngjarje, të ndodhur në 2016 është akuzuar Ermal Binjaku. Policia arrestoi atëherë edhe një oficer të SHISH, i cili dyshohet se siguronte informacion për lëvizjet e Kelmend Kastratit duke çuar në atentatin në janar 2016.

Konfliki mes dy fiseve bëhet me dije se ka qenë i hershëm. Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve okularë, pasi kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, teksa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al

Pas