“Të dua, unë do t’ju njoftoj kur të kthehem në shtëpi”. Ishin këto fjalë e fundit të 20-vjeçares shqiptare, Sabrina Lekaj e cila është vrarë nga babai i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Adelaide të Australisë, ndërsa në pranga ka përfunduar Petrit Lekaj 49-vjeç.
Ky i fundit u arrestua nga policia lokale, ndërsa ishte i lyer me gjak pasi kishte goditur disa herë me thikë vajzën e tij, sepse kishte dalë të festonte me shoqërinë.
21-vjeçari, Kat Valstar që ishte në festë me vajzën shqiptare tha për mediat vendase se “Ajo ishte e shqetësuar se do të debatonte me të atin, pasi ajo kishte qëndruar gjatë natës me ne në festë”.
Vajza njihej nga shoqet si një studente shumë e talentuar për mjekësi, dhe tepër ambicioze me studimet. Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja./ Opinion.al