Aktualitet

Foto/ Dikush e mbikqyrte në lokal, momentet e fundit të Jan Prengës


               Publikuar në : 16:23 - 18/02/20 |
Opi Nion

Janë zbuluar fotot e kamerave të sigurisë së një lokali, ku ndodhej Jan Prenga ditën e rrëmbimit, më 17 janar të këtij viti. Policia ka konfirmuar se Prenga pasi është rrëmyer është dhunuar dhe për pasojë ka humbur jetën, por deri më tani turpi i tij nuk është gjetur ende.

Në foto, Prenga duket teksa po qëndron në ambientet e një lokali, ulur në tavolinë së bashku me një grua. Ndërsa jashtë një person mbikëqyr çdo lëvizje, para se ai të rrëmbehej në rrugën “London”.

Policia thotë se rrëmbimi i Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden” në Shijak. Një ditë pas ngjarjes Policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë  janë arrestuar Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili dhe Olsi Turja.  Ndërkohë janë shpallur në kërkim Gentian Doçi,  Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi.

Sipas grupit hetimor, arsyeja e konfliktit dhe pengmarrjes së 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 260 kg kokainë që nuk është dorëzuar nga i vëllai, i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike./ Opinion.al

 

Pas