Fatos Malaj, i cili është dhe kandidat për deputet në Greqi ka denoncuar dhunimin e zyrës së tij në shtetin helen. Siç thotë vetë ai ky ka qenë një “mesazh ” për ta frikësuar.
“Të jenë të bindur ata edhe të gjithë që si unë por edhe bashkëpunëtorët e mi nuk frikësohemi edhe nuk bëjmë kurrë mbrapa. Vazhdojmë drejt suksesit, do jemi në çdo rrugë edhe lagje pa u frikësuar”, shkruan Malaj në rrjetet sociale.
Fatos Malaj nuk është një emër i panjohur në radhët e emigrantëve, që prej vitesh jetojnë e punojnë në Greqi.
Si ndërmjetës ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit, por edhe si kreu i shoqatës Arogi (Përkrahja) në shtetin helen, ai u ka ardhur në ndihmë bashkë atdhetarëve të tij nëpërmjet promovimit të drejtave të emigrantëve./ Opinion.al