Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Dervishi: Nuk është bunker, por venddrejtim. Ja të vërtetat rreth tij…

2016/11/19 at 6:44 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Foto/ Dervishi: Nuk është bunker, por venddrejtim. Ja të vërtetat rreth tij…

Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, ka kritikuar çeljen e “Bunk Art2”, të promovuar paraditen e sotme. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Dervishi shkruan se fjalën ‘bunker’ nuk e kuptoj për çfarë e përdorin, sipas tij, objekti i çelur është venddrejtim, i cili ka shërbyer për strehim në kohë të jashtëzakonshme. Ai thekson, se në Shqipëri, juridikisht është edhe një tjetër shumë i rëndësishëm.


Shënimi i plotë: 

Nga lajmet e ndryshme në televizione pashë që sot u bë përurimi i një ekspozite fotografike me një bunker nga sipër afër godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, emri i së cilës qenka “Bunk Art 2”. Fjalën “bunker” nuk e di për çfarë e përdorin, për atë artificialin që e kanë bërë derë hyrjeje apo për kompleksin e zyrave nëntokësore.

Në hyrje të bunkerit të sajuar, pashë disa foto të vendosura pa logjikë e pa rend kronologjik. Ndër të tjera, spikaste edhe fotoja e ish kryetarit të Partisë Fashiste, Tefik Mborja, i dënuar nga gjyqi special si “kolaboracionist”. Po ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë dëgjojmë që duhen dënuar kolaboracionistët, dje na “nderonin” ata qysh në hyrje të bunkerit artificial. Tani të shpjegojmë çfarë është objekti e çfarë qëllimi ka pasur.

“Venddrejtim” do të thotë një vend i fshehtë, i cili shërben për strehim në kohë të jashtëzakonshme. Juridikisht në Shqipëri është edhe një tjetër shumë i rëndësishëm, të cilën “pronari” as që e di se ku e ka.
Si person që kam dijeni për këtë objekt, si dhe nga dëshira për t’i dhënë publikut të vërteta ndryshe nga dezinformacioni i madh që qarkullon, po radhis më poshtë disa informacione.

Për herë të fundit, venddrejtimin nëntokësor të Ministrisë së Punëve të Brendshme e kam vizituar në vitin 2012. Pas ndërhyrjes që iu bë atij (ndërtimit të një bunkeri artificial), për herë të fundit e kam vizituar me një gazetar amerikan më 3.5.2016, vetëm pak orë pasi ishte realizuar shpimi që mundësonte hyrjen e jashtme. Objekti nuk kishte pësuar ndryshime të shumta, ndërsa dje pashë që ishte transformuar në një ekspozitë fotografike dhe rraqesh të sajuara komuniste. Si është historia e tij?

Në vitin 1985 u miratua projekti i ndërtimit të venddrejtimit kryesor për administratën e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili do të mundësonte hyrjen e shpejtë të administratës së lartë nga katër drejtime të ministrisë, si dhe komunikimin me ish Ministrinë e Mbrojtjes dhe dy pika të tjera dalëse te sahati dhe te kinemaja, në raste luftimesh. Brenda një viti u ndërtuan rreth 40 dhoma për të qëndruar kuadri i lartë i ministrisë dhe disa dhoma të tjera për centralin, bateritë, banjot, etj. Dhomat kanë pasur të gjitha shënime mbi dyer si p.sh. “ministri”, “drejtori”, etj. Ato kanë qenë të mobiluara thjesht me tavolina, karrige, krevate dhe telefona. Nuk kanë pasur asgjë tjetër. Nuk kanë pasur foto të

E.H. apo Ramiz Alisë.

Ky venddrejtim ka disa veçori që janë:

-Nuk është bunker, por venddrejtim kryesor.
-Nuk është përdorur kurrë nga administrata e lartë e MPB-së. Kjo do të thotë se asnjëherë aty nuk është mbledhur shtabi i ministrisë, apo ndonjë nivel tjetër i saj.
-Nuk është përdorur asnjëherë për tortura, hetim apo izolim ndaj të pandehurve.
-Nuk është objekt antiatomik, sepse një bombardim i drejtpërdrejtë nga ajri e shkatërron tërësisht atë.
Nuk do shumë mend ta kuptosh përpjekjen për ta paraqitur këtë, si vend torturash apo si vend ku drejtohej krimi komunist. Ky objekt ka lidhje me krimin komunist aq sa mund të kenë pyjet e Lurës apo laguna e Karavastasë. Po ashtu kujtoj manipulimin publik që iu bë rastit të parë ku venddrejtimi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë (që me sa kam dëgjuar quhet “Bunk Art” 1) u paraqit si vendstrehimi i Enver Hoxhës, në një kohë që dy vendstrehimet e tij kanë qenë në Skrapar dhe Krrabë.
Për fat të keq, ide që çojnë në rikrijimin e muzeut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, duken anakronike.

Ky muze ka qenë në aty ku është sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Muzeu i bënte lavde veprimtarisë së organeve të diktaturës, Sigurimit, Policisë dhe Kufirit.
Nuk tregohet diktatura komuniste duke u nisur me xhandarmërinë e vitit 1914 e duke vijuar me ngjarje të shkëputura. Ekspozita të përshpejtuara të këtij lloji mund të hapen edhe mbi tokë dhe jo nëntokë. Mbi tokë ato janë shumë herë më të shëndetshme e më të shpejta për t’u konsultuar.

U tha me mburrje se po ndërtohej “për herë të parë” një memorie për krimin komunist, etj. Për ato që nuk e dinë, apo kanë merak “herën e parë” po i kujtoj se pavijoni i parë për krimin komunist është ngritur në vitin 1996 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Për herë të dytë ky pavijon u rikonstruktua dhe pasurua në vitin 2012. Është pavijon shumë e detajuar në lidhje me diktaturën komuniste, periudhat dhe viktimat e atij regjimi. Natyrisht është në vendin e duhur, pra në muze.

Nëse do duhej një vend ideal për t’u bërë muze tjetër diktature, mjaftonte godina reale e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe jo venddrejtimi imagjinar i saj. Godina ishte e Ministrisë së Financave kur në vitin 1945 u kthye në Ministri të Punëve të Brendshme. Kjo godinë është përdorur edhe si vend hetuesie deri në vitin 1951 për raste speciale. Në të ka qenë edhe Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit. Nëse do kërkohej pra, mund të përdorej godina e sotme, në të cilën rrinë apo kapardisen me poste shumë nipa dhe bij të persekutorëve të djeshëm, të cilët dje nuk i kuptova se çfarë bënin në venddrejtim, qanin për gjyshërit e baballarët apo për viktimat e tyre. Kam pasur rast që këto individë t’i dëgjoj që ishin krenarë për paraardhësit e tyre, ndërsa dje po “qanin” për të përndjekurit.

Interesant fakti se vendi ynë nuk gjen kurrë para për arkivat e veta (të cilat nga mungesa e investimeve dhe lufta që i bëhet arkivistëve, po shkojnë me shpejtësi në degradim të paimagjinueshëm), ndërsa për ekspozita të shtrenjta është hambar i pashtershëm.

Bashkëlidhur do gjeni planimetrinë e objektit pas ndërtimit të tij. Fotot se si ka qenë venddrejtimi nëntokësor dhe ndonjë gjë tjetër, ndoshta një herë tjetër.

venddrejtimi



Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Projektligji turk: Përdhunuesi i fëmijëve fiton lirinë nëse martohet me të

Projektligji turk: Përdhunuesi i fëmijëve fiton lirinë nëse martohet me të

“Komisari i Hekurt” i Elbasanit: Ishte kurth, unë futa në burg edhe dhëndrin e xhaxhai tim

Për herë të parë, Edmond Koseni tregon: Ja pse i hodha 25 kg heroinë në lumin Shkumbin

Ipeshkvia e Kosovës dënon largimin nga puna të mësueses me mbulesë

Ipeshkvia e Kosovës dënon largimin nga puna të mësueses me mbulesë
















TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com