Politikë

Foto/ ‘Darkë miqsh’, Rama takon Zuckerbergun


               Publikuar në : 22:26 - 14/02/20 |
xhu lia

Kryeministri Rama ndodhet në ende në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë. Ai ka publikuar disa foto në rrjete sociale ku shfaqet gjatë një darke.

Mes personazhesh në këtë darkë ishte i pranishëm edhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerbergun .

“Me Mark Zuckerberg, krijuesin e FACEBOOK, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë,”-përfundon Rama krahas fotove të publikuara.

Rama ishte pjesë e Konferencës së Sigurisë ku marrin pjesë 40 shtete nga e gjithë bota. Një panel i veçantë në këtë konferencë i është kushtuar edhe Ballkanit Perëndimor.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenti Thaçi. Rama së bashku me ta u bënë pjesë e një paneli për Ballkanin Perëndimor ku i pranishëm ishte edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. /Opinion.al

Pas