Një lum misterioz, i gjatë mbi 6 kilometra është zbuluar në thellësi të Amazonës.
Lumi i nxehtë, për një kohë të gjatë ka qenë vetëm një legjendë në Peru, por kur shkencëtari Andrés Ruzo dëgjoi për këtë, mendoi se ky fenomen mund të ishte diçka e vërtetë.
Shkëncëtari ka shpjeguar se është mahnitur nga ajo që ka parë duke deklaruar se me ujin që rrjedh në këtë lum mund të përgatitet një çaj.
“Po të fusja dorën në ujin e lumit, do të merrja djegje deri në shkallën e tretë për më pak se gjysmë sekondi”, ka deklaruar Ruzo për Ted.com.
Ai ka shpjeguar se disa pjesë të lumit janë aq të nxehta saqë po të bjerë ndonjë kafshë aty, vdes menjëherë.