Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Cilët janë dy vëllezërit shqiptarë që punojnë për Pentagonin

2017/01/02 at 9:20 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Foto/ Cilët janë dy vëllezërit shqiptarë që punojnë për Pentagonin

Organizata amerikane Partneriteti për Shërbimin Publik (PSHB) ose anglisht The Partnership for Public Service, është një ent jo fitimprurës me qëndër në Washington, misioni i të cilit është për të frymëzuar një brez të ri nëpunsish civilë në punën e tyre në qeverinë federale, me qëllim për të përmirësuar duke transformuar mënyrën se si funksionon tani qeveria federale e Shteteve të Bashkuara në kryerjen e përgjegjësive që ka ndaj taksa-paguesve amerikanë.


Një artikull në faqen e kësaj organizate më dha shkas që të mdaj me lexuesin nnjë tregim tepër të jashtzakonshëm mbi suksesin e dy vëllëzërve shqiptarë nga Kosova, të punësuar në nivelet më të larta të Pentagonit. Ky është një tregim që më gëzoi pamasë kur e lexova në faqen “Facebook” të Partneritetit për Shërbimin Publik. Unë jam përpjekur që gjatë viteve, modestsisht, të ve në dukje sukseset e komunitetit shqiptaro-amerikan në tërësi dhe të disa individëve në moshë të re, në veçanti. Ditë më parë solla një shkrim për shqiptaro-amerikanën Suzanna Shkrelin e cila po bën fushatë si kandidate e Partisë Demokrate për një vend në Kongresin amerikan, në zgjedhjet e nentorit.

Shkrimi i sotëm i bazuar në artikullin e PSHB-ës është gjithashtu tepër interesant pasi kemi të bëjmë me dy vëllëzër shqiptaro-amerikanë nga Kosova, të cilët u larguan nga ai vend në moshë të re dhe ia mësynë mërgimit duke ardhur në Amerikë dhe tani punojnë në zyrat më të larta të Pentagonit. Madje, në artikullin e entit Partneriteti për Shërbimin Publik dy vëllëzrit nga Kosova, Ylli dhe Ylber Bajraktari, jo vetëm që punojnë në Pentagon, por cilësohen si dorë e djathtë e zyrtarëve më të lartë të Pentagonit, përfshirë Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter.

Vëllëzërit Bajraktari, në punën e tyre të përditshme, merren me çështje të politikës së mbrojtjes dhe politikës së jashtëme dhe si të tillë ata udhëtojnë, anë e mbanë botës, me udhëheqsit më të lartë të mbrojtjes amerikane gjatë vizitave të tyre zyrtare jashtë vendit.

Në artikullin kushtuar vëllëzërve Bajraktari thuhet se në shikim të parë duket si diçka tepër e pabesueshme që dy vëllëzër shqiptarë të shpërngulur nga Prishtina e shkatërruar nga lufta, do të arrinin pozita të njëjta të nivelit të lartë duke punuar për dy zyrtarët më të lartë të Pentagonit. Por kjo është e vërteta, Ylli dhe Ylber Bajraktari, në rrugën e karierës së tyre të jashtzakonshme, falë aftësive dhe dedikimit të tyre, pëfunduan në rrethin më të ngushtë dhe më të besueshëm të Pentagonit.

Vëllëzërit Bajraktari emigruan në Shtetet e Bashkuara, ndonëse në moshë të re ata morën rrugë të ndryshme me të arritur këtu, ndërkohë që u regjistruan në universitetet amerikane për të ndjekur studimet e larta.

Me kohë, ata morën edhe shtetësinë amerikane dhe tani merren me çështjet më të rëndësishme botërore, duke iu paraqitur eprorëve të tyre informacionin më të freskët mbi ngjarjet më të fundit në botë.

Në artikull citohet Carl Woog, ish-këshilltari i lartë i Sekretarit të Mbrojtjes për Komunikime Strategjike dhe tani anëtar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, i cili thotë se vëllëzërit Bajraktari, “Janë zotuar dhe të dedikuar se do të ndihmojnë në përcaktimin e rolit të Amerikës në botë nepërmjet punës dhe kontributit të tyre, në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes”.

Zyrtari i lartë i Këshillit të Sigurimit Kombëtar amerikan shtoi se ai, “Ai nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për një rast si ky, ku dy vëllëzër të kenë luajtur një rol kaq me rëndësi”, në zyrat më të larta të punës në fushat përkatëse të mbrojtjes dhe të politikës së jashtme, në Pentagon.”

Ylberi i cili është diplomuar nga universiteti i njohur Princeton shërben tani si zëvëndës kryetar i stafit për çështjet politike në zyrën e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter. Më parë, ai ka punuar në zyrën e ish-Drejtorit të CIA-s, David Petraeus duke u marrë gjithashtu me gjëndjen politike dhe ushtarake në Irak dhe me përpilimin e politikës amerikane ndaj Iranit, herë në Pentagon e herë në Shëpinë e Bardhë.

Ndërsa Ylli shërben si Ndihmës i Posaçëm i Zëvëndës Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Robert Work në Pentagon, që njëkohsisht është edhe enti më i madh i qeverisë federale, për nga numëri i nëpunësve dhe për nga buxheti i përgjithshëm. I diplomuar nga Universiteti Harvard, gjatë karierës së tij, Ylli është marrë me çështje politike që kishin të bënin me Afganistanin dhe me Indinë, ndërsa më heret ka shërbyer si këshilltar i ish-Kryetarit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralit Martin Dempsey. Ylli Bajraktari u shpreh se puna që ai bën tani në Pentagon është tepër interesante, pasi sipas tij, çdo gjë që përfundon në tavolinën e tij ka një element krize diku në botë.

Por nuk ka shumë rëndësi se ç’thonë vetë vëllëzërit Bajraktari për punën e tyre, rëndësi ka vlerësimi i punës dhe i dedikimit të tyre ndaj detyrës nga të tjerët, nga kolegët dhe nga zyrtarët e lartë të Pentagonit me të cilët ata punojnë çdo ditë. Njëri prej tyre, Eric Rosenbach, Kryetari i stafit të Sekretarit Carter, i cilëson dy vëllëzrit Bajraktari si “Dy indidvidë më të dedikuar ndaj punës së tyre, që ai ka njohur”, duke shtuar se, “Ata po mbrojnë interesat e Shteteve të Bashkuara dhe duke bërë një gjë të tillë”, me punën e tyre shtoi ai, “ata sjellin një përspektivë më të qartë mbi rolin e Amerikës në botë.” Ndërsa nga ana e tyre vëllëzërit Bajraktari, në artikullin kushtuar atyre në faqen e organizatës amerikane Partneriteti për Shërbimin Publik, shprehën falenderimet dhe mirënjohjen e tyre ndaj ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, “Për rolin kritik që luajtën forcat ushtarake amerikane në shpëtimin e Kosovës”, shumë prej të cilëve, anëtra të të kësah ushtrie tha Ylberi, tani i takojnë në korridoret e Pentagonit. Nuk kalon asnjë ditë që nuk takojmë ushtarakë amerikanë të cilët kanë qenë pjesë e misionit të NATO-s kundër Serbisë, pohoi Ylli, duke shtuar se, “Angazhimi dhe zotimi që ndjejmë ndaj këtij vendi, është një obligim për ne. Ne e ndjejmë vetën të privilegjuar dhe të nderuar që punojmë këtu” në Pentagon, përfudnoi ai.

IllyriaPress

 



Ju sugjerojmë

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Para
Në Shqipëri, 40% e shefave janë femra

Në Shqipëri, 40% e shefave janë femra

Berisha: Emiljano Shullazi kërcënon dëshmitarët me celular nga burgu

Berisha: Emiljano Shullazi kërcënon dëshmitarët me celular nga burgu

Shpërthim me eksploziv në Tiranë 

Aksidenti në Shkodër, ndërrojnë jetë 2 këmbësorët e plagosur
















TE FUNDIT

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Ai ka ndarë një foto...

Lexo më shumë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
21 Qershor, 2026

Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
21 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur...

Lexo më shumë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}