Mos e besoni po deshët, por me sa duket, thashethemet se Dua Lipa do të vizitojë Tiranën në muajin qershor, mund të jenë të vërteta.
Këngëtarja 20-vjeçare e cilësuar si ylli i ri në muzikë, me gjasë ka marrë një ftesë për të qenë në Shqipëri natën finale të festivalit “Top Awards”.
Në këtë atmosferë bisedimesh e takimesh, duket dhe foto e shpërndarë nga babai i Dua Lipës, Dukagjini, i cili njëkohësisht është dhe menaxheri i këngëtares.
Në Instagram, ish-vokalisti i grupit kosovar Oda, shihet në një pub në Londër shoqëruar nga prezantuesi Ledion Liço./abc.al