Homologu i tij shqiptar, Edi Rama, është kujdesur që t’i bëjë një dhuratë që sipas Mustafës është shumë e “veçantë”, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq Mustafa thotë se me Ramën do të shihet shumë shpejt në Prishtinë, ku do të mbahet edhe mbledhja e tretë e përbashkët e dy qeverive.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më ka uruar ditëlindjen me një dhuratë shumë të çmuar për mua. E falënderoj nga zemra mikun Edi Rama për kujdesin dhe dhuratën e tij shumë të veçantë. Së shpejti do të shihemi në Prishtinë në mbledhjen e tretë të përbashkët të dy qeverive. Kosova dhe Shqipëria janë model i bashkëpunimit ndërshtetëror dhe ndërnjerëzor në rajon. Faleminderit Edi!”, shkruan Mustafa.