Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Brenda vilës ku rinte Enver Hoxha, që do të hapet për publikun

2019/06/28 at 1:07 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Brenda vilës ku rinte Enver Hoxha, që do të hapet për publikun

Vila në të cilën ka jetuar diktatori Enver Hoxha në Shqipëri është pothuajse njësoj si në kohën kur diktatori komunist vdiq në vitin 1985. Gazetari Shaun Walker i prestigjiozes “The Guardian” , i cili në fillim të muajit qershor, vizitoi nga afër shtëpinë e diktatorit Hoxha, i ka kushtuar një artikull të gjatë.


Walker shkruan se “gjatë periudhës komuniste, e gjithë zona rreth shtëpisë së Hoxhës në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ishte e rrethuar nga policët dhe agjentët e fshehtë. Njohur ndryshe si Blloku, rajoni funksiononte si një lloj Kremlini pa mure në zemër të Tiranës, i rezervuar për elitën e partisë dhe familjet e tyre. Tani, Blloku është lagja më e madhe e Tiranës, e mbushur me bare, klube nate dhe restorante. Mes tyre është prania e shtëpisë së Hoxhës, e paprekur dhe e mbyllur për publikun”.

Duke iu referuar aspiratës së Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe pas shumë vitesh kur njerëzit kërkojnë të harrojnë të kaluarën, Shqipëria tani po përballet me trashëgimin e shtetit të shtypur dhe të kontrolluar të Hoxhës.

Sipas Walker, vëmendja tani është kthyer në mënyrën sesi shtëpia e diktatorit mund të hapet për publikun e gjerë.

Kryeministri i tanishëm i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ka menduar për njëfarë kohe për “dilemën e madhe” të asaj që ka të bëjë me shtëpinë, duke pasur frikë se do të ishte po aq e papërshtatshme ta mbante atë në gjendjen e saj të tanishme ose ta shkatërrojë plotësisht atë.

“Është e vështirë të gjesh një zgjidhje të mirë, ku e kaluara është ende atje, por njëkohësisht t’i i shërben të ardhmes”, tha kryeministri Rama, në një intervistë të fundit për “The Guardian”.

Ndërtesa të tjerë që simbolizojnë regjimin e Hoxhës tashmë po përshtaten për tu përdorur nga publiku, thuhet në artikull.

Duke përmendur ish-selinë e Sigurimit, e cila është kthyer në një muze për vizitorët, në shkrim përmendet edhe Piramida, e cila gjithashtu pritet t’i nënshtrohet ndryshimeve.

“Është një shfaqje metaforike e asaj që kemi kaluar. Nëse, në vend të piramidës, ju thoni Shqipëria, është po ajo histori. Paranoja dhe të ashtuquajturat lavdi e ambicieve komuniste, kalimi brutal në kapitalizmin e kazinove, dhe pastaj kjo rilindje. Pra, tani është koha që piramida të përputhet me rilindjen e qytetit”, ka thënë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Por, duke u rikthyer sërish tek shtëpia e diktatorit Hoxha, kryeministri Rama është shprehur se “nëse do të fshihet gjithçka plotësisht, nuk do të ishte mirë. Është e rëndësishme të kesh “fantazmën” e tij brenda shtëpisë. Sipas mendimit tim, ajo duhet të jetë shtëpia e Enver Hoxhës, por brenda të gjitha gjërat që ai urrente duhet të ndodhin. Kjo mund të përfshijë klasat dhe ekspozitat moderne të artit, bisedat e letërsisë dhe diskutimet e politikës së jashtme, tha Rama, të gjitha gjërat që Hoxha do t’i kishte përçmuar.

Në të gjitha planet arkitekturore krijuese, ende nuk ka një monument të duhur në Tiranë për viktimat e regjimit të Hoxhës. Blendi Fevziu, gazetar televiziv, biografia e Hoxhës është libri më i shitur në historinë moderne të Shqipërisë, tha se ai kishte planifikuar të nisë një fushatë së shpejti për të ndërtuar një monument për 5,000 shqiptarë të ekzekutuar dhe varret e të cilëve ende nuk janë gjetur.

Ndërsa Fatos Lubonja, një artist dhe intelektual që kaloi 17 vjet në burg gjatë regjimit të Hoxhës, akuzoi qeverinë e Ramës për krijimin e “disa fasadave të këndshme për perëndimorët në Tiranën qendrore”, por u ankua se tjetërkund, po bëhej shumë pak./ Burimi: The Guardian



Ju sugjerojmë

Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
Bota

Putin i përgjigjet ultimatumit të Trump duke goditur 73 qytete dhe fshtra në Ukrainë

29 Korrik, 2025 10:52 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

29 Korrik, 2025 10:28 pm
Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
Bota

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

29 Korrik, 2025 9:36 pm
Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
Sport

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

29 Korrik, 2025 9:11 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

29 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
Bota

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025 8:36 pm
Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
Bota

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

29 Korrik, 2025 8:01 pm
Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
Bota

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

29 Korrik, 2025 7:40 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë
Bota

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

29 Korrik, 2025 7:32 pm
Para
Si të përballojmë temperaturat e larta

Si të përballojmë temperaturat e larta

Sherri/ Të fortët me “Porsche” do vrisnin dy persona

Sherri/ Të fortët me "Porsche" do vrisnin dy persona

Milan mbetet jashtë Europës

Milan mbetet jashtë Europës
















TE FUNDIT

Putin i përgjigjet ultimatumit të Trump duke goditur 73 qytete dhe fshtra në Ukrainë

Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
29 Korrik, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se të paktën 22 persona kanë humbur jetën, teksa 85 të tjerë janë plagosur...

Lexo më shumë

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
29 Korrik, 2025

Duke filluar nga data 29 korrik, Vladimir Putin ka 10 ditë kohë për të arritur një armëpushim me Ukrainën, ndryshe...

Lexo më shumë

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
29 Korrik, 2025

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fortë në Pekin dhe zonat përreth kanë shkaktuar të paktën 30 të vdekur dhe...

Lexo më shumë

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
29 Korrik, 2025

Armando Broja pritet të ndryshojë skuadër në këtë merkato vere. Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Chelsea dhe për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com