Bota

Foto/ Brenda jahtit 645 milionë dollarësh të Bill Gates


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 09/02/20 |
el ida

Bill Gates i ka bërë vetes një super dhuratë luksoze. Miliarderi ka blerë jahtin “e së ardhmes” që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, që do të thotë se emetimet e tij do të jenë thjesht ujë.

Mjeti i lundrimit i quajtur “Aqua” besohet se ka kushtuar plot 645 milionë dollarë. “Aqua” u prezantua për herë të parë në Panairin e Jahteve në Monako, vitin e kaluar.

Ai është 113 metra i gjatë dhe ka vend për 14 të ftuar, 31 pjesëtarë ekuipazhi, një palestër, studio për joga, sallon bukurie, vend për masazhe dhe një pishinë në pjesën e pasme.

Personi i dytë më i pasur në botë i kalon gjithmonë pushimet në jaht, por kjo është hera e parë që ai blen një të tillë./Opinion.al

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
<
>

Pas