Ulja e temperaturave dhe rreshjet e mëdha të dëborës kanë bërë që në disa zona të konsiderohet e pamundur edhe ndërhyrja e nborëpastrueseve për të zhbllokuar rrugët.
Qytetarët kanë shpërndarë në facebook këtë foto, që tregon se në Kukës borëpastruesja nuk ka mundur të largojë dëborën, e për rrjedhojë ky furgon dhe njerëzit kanë mbetur të bllokuar në mes të dëborës.
“Kjo është rruga Skavicë-Kukës totalisht e bllokuar. Shteti nuk vë dorë fare. Borë-pastruesja ka ardhur deri në gjysmë të rrugës dhë është kthyer”, shkruajnë qytetarët në faqen “Jeta osh qef”