Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës mbrëmjen e së shtunës në Stade de France u zhvillua nën një atmosferë të denjë për një ndeshjeje futbolli. Tifozët e kombëtares nuk e kanë lënë pa shoqëruar ekipin edhe në Paris.
Operatori Hamza Hatika ka sjellë disa pamje për Opinion.al, në hyrje të stadiumit.
Aty duken tifozët shqiptarë të mbështjellë me simbolet kombëtare, jo vetëm flamuj por edhe me qeleshe.
Gjithashtu nuk kanë munguar shajet me flamujtë e të dy kombeve. /Opinion.al