Ndërkohë që në selinë e Presidencës vijojnë negociatat për gjetjen e një zgjidhjeje dhe pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, ambasadorët e Bashkimit Europian janë mbledhur në zyrën e Vlahutin. Përfundimi i negociatave Rama-Basha pritet të pasohet me një qëndrim publik të ambasadorëve të BE-së lidhur me krizën politike në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit. Takimi ka nisur që në orën 10:00.