InstaBIZ

Foto/Almeda Abazi bëhet nënë, ja si e mirëpresin bashkë me të voglin


               Publikuar në : 11:49 - 06/05/19 |
xhu lia

Ditën që lamë pas u publikua lajmi se aktorja dhe ish-missi shqiptar që jeton në Turqi, Almeda Abazi është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj aktori turk Tolgahan Sayisman mirëpritën djalin e tyre Efehan. Ai lindi në orën 5:12 të mëngjesit me orën lokale në peshën 3 kilogram e 285 gramë dhe gjatësi 50 centimetra.

Nënë e bir gëzojnë shëndet të plotë dhe për ti mirëpritur familjarët e çiftit kanë organizuar një festë.

Gjithçka me ngjyrën blu, ndërkohë që në fotot e publikuara shohim ëmbëlsira dhe lodra për të voglin.

Përveç ngjyrës blu, si temë për këtë festë është përdorur elefanti, i cili simbolizon mbarësi për të voglin që sapo ka ardhur në jetë./Opinion.al/

 

Pas