Teksa në Tiranë vijon kufizimi i lëvizjes së banorëve në qytet, një aksident në rrethana të paqarta ka ndodhur tek vendi i quajtur Ushtari i Panjohur.
Policia bën me dije së një mjet me drejtuesen shtetasen M.V., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al