VLORË- Një aksident me katër të plagosur është shënuar sot në aksin Vlorë-Orikum, në afërsi të Radhmës. Mjeti tip Benz është përplasur me mjetin tip Ford. Drejtuesi i Benz-it, stetasi F.D, 70 vjeç është në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës. Ndërsa drejtuesi i mjetit Ford shtetasi H.B, 48 vjeç, bashkë me 2 pasagjerët e mjetit Benz kanë pësuar dëmtime të lehta. Policia po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.