Aktualitet

FOTO/ Abuzonte prej një muaji me 13-vjeçaren, detaje nga ngjarja e rëndë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:41 - 12/09/20 |
Al Do

Blerim Bizgjoni, 46-vjeç ra në prangat e policisë pasi u denoncua nga një 13-vjeçare se kishte abuzuar seksualisht me të.

Mësohet se 47-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ditën e Kurban Bajramit dhe e ka kërcënuar vajzën që të mos tregonte rreth kësaj ngjarje.

Abuzimi me të ka vijuar prej një muaji deri kur minorenia vendosi ta denoncojë në polici.

Mbrëmjen e djeshme ajo është paraqitur pranë komisariatit të policisë së Pogradecit dhe ka bërë denoncimin se shtetasi Blerim Bizgjoni ka kryer marrëdhënie seksuale me të që nga fillimi i muajit gusht në mënyrë të përsëritur.

Mësohet se 46-vjeçari e ka pranuar akuzën pasi është shoqëruar në komisariat.

Ai rezulton se është i martuar dhe me arsim 8-vjeçar

Minorenia ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie./ Opinion.al

 

Pas