Ankara me dhjetëra njerëz të pafajshëm humbën jetën në një atentat të tmerrshëm me makinë bombë në qendër të Ankara. Viktima ishin njerëz që prisnin në stacion të autobusit dhe ata që u gjendën në lëvizje me mjetet e tyre. Janë të paktën 27 viktima dhe mbi 70 të plagosur raportojnë autoritet turke. Sakaq mediat transmetuan foto dhe pamje dramatike të trupave të shtrirë në tokë.