Aktualitet

Foshnja 18 muajshe thyen këmbën në çerdhen private, policia nis hetimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:28 - 09/05/21 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj pronares së një çerdheje private nw Tiranw pas një denoncimi të bërë nga prindërit e një prej fëmijëve.

Shtetasi O. J., kallëzoi në polici se gjatë qëndrimit në çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe.

Për këtë arsye porkuroria  ka nisur verifikimet për ngjarjen dhe pronaren e çerdhes private, shtetasen V.H. 46 vjeç.

“Më datë 08.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, pasi shtetasi O. J., kallëzon se gjatë qëndrimit në Çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./Opinion.al

Pas