Deputetja Arta Dade është tërhequr nga gara për anëtare të kryesisë së PS. Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Dade zhvlerësoi propozimin e kryetarit Edi Rama, duke lënë garën për Kryesinë e PS.
Dade ka argumentuar, duke thënë se pasimet e saj bien ndesh me mënyrën se si po drejtohet Partia Socialiste.
“S’jam dakort me mënyrën si po drejtohet partia,“ mësohet të ketë thënë Dade në Asamblenë që zhvillohej me dyer të mbyllura.
Pas saj, një tjetër tërheqje ka ardhur në rradhët kandidatëve. Namik Dole është tërhequr nga gara duke u shprehur se kërkon t’i lërë vendin më të rinjve.
Ndërkohë në emrat e kandidatëve për Kryesinë e PS, që u lexuan nga kryeministri Rama, mungonin deputeti Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.
Po sot, Bludhi dhe Hafizi dorëzuan një kërkesë në Asamble, mbi transparencën e referendumit të 9 prillit, e cila nuk u fut në rend dite.