Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Forca e tifozëve: Sporti duhet të bashkojë dhe jo të ndajë

2024/05/28 at 1:00 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Forca e tifozëve: Sporti duhet të bashkojë dhe jo të ndajë

Fyerje në kor, flakadanë, dhunë verbale dhe fizike, hedhje gurësh, karrige të shkulura nga shkallët e stadiumeve…


Kjo është atmosfera më e zakonshme sa herë që në kryqytetet luhet derbi mes ekipeve të futbollit “Tirana dhe Partizani”.

“Ky konflikt e ka zanafillën që nga themelimi i klubit ‘Partizani’, pasi lojtarët u morën pa dëshirën e tyre. Ka pasur gjithmonë përballje historike dhe jo më kot është derbi më i zjarrtë, që prek edhe tifozeritë. Shpesh konflikti shtrihet edhe brenda një familjeje, ku ka pikëpamje të ndryshme. Por mendoj se gjithçka duhet të mbetet brenda 90-minutëshit, brenda fushës së lojës dhe mos të dalë edhe jashtë shkallëve të stadiumit” – thotë për Deutsche Welle Gentian Muça, ish-kapiten i klubit të futbollit “Tirana” dhe aktualisht trajner i moshave nën 21 vjeç.

Ai i mban mend mirë episodet më të vështira në fushën e lojës, kur nuk mungonin as përplasjet me tifozët e ekipit të tij. “Presioni ka qenë shumë i madh dhe humbja trajtohet si fundi i botës në ato vite”, kujton ai.

Një projekt i Kombeve të Bashkuara synon të rrisë ndërgjegjësimin tek tifozët e rinj në Ballkanin Perëndimor. Pjesë e projektit për Shqipërinë janë tifozët e klubeve sportive “Tirana” dhe “Partizani”. Nisma rajonale e Kombeve të Bashkuara, e cila në Shqipëri zbatohet nga UNDP dhe UNFPA, synon të rrisë tolerancën dhe të luftojë gjuhën e urrejtjes në stadium.

Edukimi i tifozëve të rinj

Përmes projektit “Fans Power: Uniting for Respect”, Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive (ASSA) ka mundur të zbusë tonet në stadiume, dhe këtë mendon ta arrijë përmes edukimit të tifozëve të rinj, të moshës 16-26 vjeç.

“Në fillim kur e ideuam projektin, ishin të shumtë ata që nuk e kuptuan. Si çdo risi, ka sfidat e veta. Por u befasuam se mirë u përqafua kjo ide nga të rinjtë”, thotë Florian Muça, president i ASSA.

Askush nuk mund t’i shpëtojë traditës familjare për përkrahjen e ekipit të zemrës. Si në rastin e Amarda Xhebrahimit, e cila me krenari thotë që familja e saj është një ndër nga më të vjetrat familje tiranase që përkrah “Partizanin”. Sot ajo luan me ekipin e femrave të kësaj skuadre. Ekstremitetin në stadiume e ka provuar në të dyja kahet.

“Vite më parë tifozeria ka qenë më e edukuar, sidomos kur në stadium kishte gra dhe vajza. Ndërsa tani është bërë më shumë agresive. Tifozët nuk e shijojnë lojën por shajnë njëri-tjetrin”, thotë Xhebrahimi për DW.

Ofendime dhe sjellje që nuk i shkojnë sportit

Edhe Lorenc Cenameri ndoqi shembullin e gjyshit dhe të të atit për të qenë tifoz i flaktë i ekipit “Tirana”. “Ndër rastet më ekstreme janë thyerja e karrigeve, zënkat me njëri-tjetrin, duke gjuajtur me fishekzjarre… Për mamin ose për motrën është me e sikletshme, se për djemtë është pak më ndryshe. Nëse s’do të kishte episode të tilla, mund të kaloja në stadium me familjen një 2-orësh shumë të bukur duke parë lojën, spektaklin që jepet në fushë dhe jo duke parë e dëgjuar ato ofendime dhe gjëra që nuk i shkojnë sportit”, thotë ai.

A do të jenë më të qetë derbit e radhës Tirana-Partizani? Tashmë sytë dhe shpresa janë tek të rinjtë. “Sfidat janë shumë të mëdha, sepse sporti është një fushë që duhet të bashkojë dhe jo të ndajë. Kështu që në grupet e tifozëve duhet të krijohet ideja e bashkimit, sigurisht e mbështetjes së skuadrave që dëshirojnë por pa fyerje dhe pa dhunë”, përfundon Florian Muça.



Ju sugjerojmë

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Bota

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

4 Korrik, 2026 5:54 pm
Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
Bota

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

4 Korrik, 2026 4:51 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
Bota

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

4 Korrik, 2026 2:51 pm
Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
Bota

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA

4 Korrik, 2026 2:49 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Irani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

4 Korrik, 2026 2:47 pm
Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit
Bota

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit

4 Korrik, 2026 1:44 pm
Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
Kryesore

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë

4 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
“Amanet Bardhin!” Rama batuta me rektorin e Universitetit BOKU-u: U bëtë heroi ynë, kur të takosh Shën Pjetrin në botën e përtejme do të thotë… 

“Amanet Bardhin!” Rama batuta me rektorin e Universitetit BOKU-u: U bëtë heroi ynë, kur të takosh Shën Pjetrin në botën e përtejme do të thotë… 

Malësi e Madhe/ Sekuestrohen fidanë, bimë narkotike dhe një sasi municioni luftarak

Malësi e Madhe/ Sekuestrohen fidanë, bimë narkotike dhe një sasi municioni luftarak

Falsifikonin dokumente për kalim në Angli/Prokuroria e Tiranës godet bazën, arrestohet eksperti i IT-së në gjykatën e Korçës  

Përndoqi një vajzë të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Durrës 
















TE FUNDIT

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
4 Korrik, 2026

Sot mbahet dita e 35-të e tubimit në Tiranë. Protestuesit janë mbledhur si gjithmonë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas...

Lexo më shumë

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
4 Korrik, 2026

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit...

Lexo më shumë

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
4 Korrik, 2026

Një zjarr i madh po vijon të jetë aktiv në jugperëndim të Denverit dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve. Vatra...

Lexo më shumë

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
4 Korrik, 2026

Dronët ukrainas kanë goditur gjatë natës një terminal nafte në Portin e Shën Petersburgut, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}