Kryeministri Edi Rama përmendi edhe çështjet e tjera që bisedoi me Sekretarin Cameron, përfshirë dhe goditjen e emigracionit të parregullt.
Rama tha se do t’i shkojnë deri në rrënjë këtij problemi, që sipas tij ka të bëjë me rrjetet e krimit.
“Sekretari është një avokat shumë i rëndësishëm i yni në mbështetje të të gjitha proceseve transformuese të rajonit tonë.
Kemi folur edhe për projektin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe patjetër që jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura, por operacioni ynë i përbashkët do vazhdojë dhe gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim. Do t’i shkojmë në rrënjë këtij fenomeni që ka të bëjë me rrjetet e krimit.
Së treti, kemi diskutuar edhe për ecurinë e proceseve të bashkëpunimit në rajonit. Cameron është mbështetës i vendosur i këtyre proceseve.
Dëshiroj te falenderoj Kryeministrin Sunak edhe Lordin Cameron për gatishmërinë e tyre për të mbështetur ofrimin e Shqipërisë që vitin e ardhshëm të bëhet vendi pritës i samitit të madh të komunitetit të përbashkët europian që do të mbahet për këtë vit në 18 Korrik në Londër”, tha Rama.