Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fluks i madh i automjeteve që qarkullojnë, Policia Rrugore: Monitorim 24 orë i akseve rrugore me pajisje inteligjente 

2024/12/23 at 8:28 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fluks i madh i automjeteve që qarkullojnë, Policia Rrugore: Monitorim 24 orë i akseve rrugore me pajisje inteligjente 

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur dhe nga fluksi i madh i automjeteve që qarkullojnë në akset kombëtare dhe ato urbane, Drejtoria e Policisë Rrugore ka intensifikuar masat monitoruese duke përdorur dronë dhe mjete inteligjente shpejtësimatës. 


12 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, 6 dronë të cilësisë së lartë dhe dragera për parandalimin e drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur do të monitorojnë 24/7 akset rrugore në të gjithë vendin. 

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, gjatë inspektimit në terren për të parë nga afër implementimin e këtyre masave, ka kërkuar nga punonjësit e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe që të kenë parësore parandalimin e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, drejtimin e automjeteve dhe motomjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe ato parkime që bëhen shkas për bllokim të lëvizjes duke krijuar radhë e kaos në trafik. 

Qato, gjatë një prononcimi, ka apeluar për të gjithë drejtuesit e automjeteve, motomjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes për shkak të fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë, kjo edhe për shkak të ardhjes së shumë qytetarëve që jetojnë e punojnë përkohësisht jashtë vendit. Ai ka kërkuar që të tregojnë durim në raste kur lëvizja ngadalësohet për shkak të fluksit dhe që drejtuesit e motomjeteve, çiklistët dhe ata që lëvizin me monopatina, gjatë natës, të mbajnë veshur jelek fosforeshent për të shmangur ngjarjet rrugore. 

Drejtori i Policisë Rrugore ka apeluar edhe për këmbësorët që të jenë sa më të kujdesshëm, të kalojnë në vijat e bardha, në mbikalime dhe vende të dedikuara për këmbësorë dhe të jenë vigjilentë kur kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin në ato akse rrugore ku mungojnë mbikalimet për qytetarët. 

“Policia Rrugore nuk ka aspak qëllim në vetvete vendosjen e masave administrative, por ka parësore sigurinë e jetës në rrugë dhe garantimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve në rrugët e vendit, dhe kjo është arsyeja që janë intensifikuar masat“, thuhet përmes një njoftimi zyrtar. 

Qato ka uruar po ashtu të gjithë përdoruesit e rrugës për festat e fundvitit dhe i ka ftuar që të bashkëpunojnë me Policinë Rrugore që bashkërisht të kontribuojmë në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. 



Ju sugjerojmë

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Para
Video/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 4 persona në Turqi! 

Video/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 4 persona në Turqi! 

“Shumica derdhin lot krokodili”, vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Salla e Parlamentit është shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj! 

Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin 

Emrat/ Plagosje dhe pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohen dy persona në pikën kufitare të Kakavijës 

Emrat/ Plagosje dhe pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohen dy persona në pikën kufitare të Kakavijës 
















TE FUNDIT

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Ai ka ndarë një foto...

Lexo më shumë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
21 Qershor, 2026

Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
21 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur...

Lexo më shumë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}