Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet vajza e Enkeleda Çapokut: Si më vdiq mami në krahët e mi

2020/01/27 at 9:34 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet vajza e Enkeleda Çapokut: Si më vdiq mami në krahët e mi

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus sjell ekskluzivisht rrëfimin e vajzës së Enkeleda Çapokut, 39-vjeçares që u vra nga kunati i saj më 9 Janar 2020 në zonën Paskuqanit.


Vajza 18-vjeçare S. Çapoku tregon mes lotësh se si e ka përjetuar atë natë. Ajo tregon se ishte në gjumë kur xhaxhai i saj, Erdeti, hyri me forcë në banesën e tyre dhe goditi me sende të forta gjyshen duke e lënë pa ndjenja, e më pas të ëmën e saj.

Sipas rrëfimit të vajzës, xhaxhai i saj godiste vazhdimisht Enkeledën me sende të forta dhe në fund i preu damarët, duke i shkaktuar vdekjen.

18-vjeçarja thotë se u zgjua nga gjumi pasi kishte përfunduar gjithçka, kur gjyshja u përmend dhe bërtiti për të kërkuar ndihmë.

Menjëherë shkoi tek e ëma që ishte e gjakosur. Ky ishte dhe momenti kur Enkeleda dha shpirt në krahët e vajzës së saj.

S.Çapoku: “Ndihem shumë e tronditur sepse akoma e kam ngjarjen përë syve edhe nuk më hiqet asnjë moment nga mendja. Atë ishim unë, mami dhe gjyshja në shtëpi. Unë ika e ë për të fjetur në dhomë. Ndërsa gjyshja dhe mami po rrinin në kuzhinë dhe po ngroheshin në gaz. Pas meje erdhi gjyshja për të fjetur, dhe pas gjyshes erdhi mami. Unë isha në gjumë edhe nuk kam dëgjuar asgjë çfarë ka ndodhur. Gjyshja kishte dëgjuar kur u hap dera me forcë edhe me dhunë. Pastaj gjyshja e kuptoi se kush ishte, edhe i thirri mamit.

‘Enkeleda, Erdeti hyri në shtëpi’. Unë nuk dëgjova asgjë ngaqë isha në gjumë, por ngaqë më tregoi gjyshja se çfarë ndodhi.

Më pas erdhi drejt dhomës edhe goditi gjyshen në krah me levë. Pastaj gjyshja ra në tokë, ra pa ndjenja. Pastaj erdhi drejt mamit. Mami, si duket duhet të jetë përleshur me atë. Unë isha në të njëjtën dhomë me mamin, por nuk dëgjova asgjë, nga zhurmat apo nga të bërtiturat. Ai i ra mami prapa koke me levë, e goditi. Edhe pse e goditi aq rëndë me levë, mami prapë tentoi për t’u ngritur për të më shpëtuar mua. Unë u zgjova pasi dëgjova të bërtiturën e gjyshes dhe pas masakrës që ai monstra bëri me mamin tim. Kur ai i ra mamit prapa koke me levë, mami tentoi që të ngrihej prapë. Si duket, duhet të jetë ngritur për të ndezur dritën edhe i ra mamit me thikë tek damarët, tek indet kryesore, i preu damarët. I ra dhe në zemër. I kishte rënë 7 herë në zemër mamit. E kishte çarë në fytyrë mamin. Ai kishte ikur kur u zgjova sepse e kishte zën ë gjaku. E kishte zënë gjaku, sepse donte që të më godiste dhe mua. Por nuk arriti që ta bënte këtë gjë.

Kur gjyshja u zgjua dhe ndezi dritën, pa mamin të shtrirë përtokë edhe ishte e masakruar, me plagë, edhe kishte derdhur shumë gjak. Dëgjova gjyshen që filloi duke bërtitur ‘më kanë vrarë vajzën, më ndihmoni’. Edhe unë u zgjova në ato momente, edhe dola në korridor, edhe pashë mamin që ishte e gjakosur. Edhe ishte e plagosur. Në ato momente iku poshtë në kat të parë për të thirrur dajat edhe për të kërkuar ndihmë ngaqë mami ishte shumë e plagosur. Unë shkova te mami edhe e kapa mamin. Mami, sado që ishte e plagosur, sado që ishte masakruar në atë lloj mënyre që bëri ai monstra, u tentua që të ngrihej në këmbë. Kur mami më pa që isha gjallë dhe nuk isha e plagosur, në ato momente mami im ra në krahët e mi. Në ato momente erdhi edhe daja im i vogël. Edhe kur më pa mua dhe dajën, aty mami im vdiq. I thashë vetëm ‘mami të lutem përmendu, mami të lutem’. Në ato momente, mami po jepte shpirt në krahët e mi”. /Burimi klanplus

Etiketa: Enkeleda Çapoku


Ju sugjerojmë

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
Rajoni

Protestat, Vuçiç kërcënon studentët: S’do të lejojmë që bandat të sundojnë rrugët

17 Gusht, 2025 10:46 pm
Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?
Bota

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?

17 Gusht, 2025 10:28 pm
Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!
Bota

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

17 Gusht, 2025 10:19 pm
Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
Bota

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

17 Gusht, 2025 9:33 pm
Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit
Aktualitet

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

17 Gusht, 2025 8:55 pm
Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh
Aktualitet

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

17 Gusht, 2025 8:31 pm
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

Zelensky: Çdokush është i bindur se kufijtë nuk ndryshohen me forcë!

17 Gusht, 2025 8:08 pm
Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit
Aktualitet

Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

17 Gusht, 2025 7:51 pm
Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Rajoni

Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

17 Gusht, 2025 7:29 pm
Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit
Aktualitet

Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit

17 Gusht, 2025 7:12 pm
Para
SHBA, në prag të planit për paqen izraelito-palestineze

SHBA, në prag të planit për paqen izraelito-palestineze

Koronavirusi, sa rrezik ka Shqipëria? Flet shefja e Shërbimit Infektiv

Koronavirusi, sa rrezik ka Shqipëria? Flet shefja e Shërbimit Infektiv

Si kontrollohen personat që hyjnë në Shqipëri për koronavirusin
















TE FUNDIT

Protestat, Vuçiç kërcënon studentët: S’do të lejojmë që bandat të sundojnë rrugët

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
17 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë sot një kërcënim drejt studentëve të revoltuar që me protesta po kundërshtojnë politikat...

Lexo më shumë

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?
17 Gusht, 2025

Bolivianët i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhje që mund të shënojnë një kthesë të rëndësishme politike, duke i...

Lexo më shumë

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!
17 Gusht, 2025

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha...

Lexo më shumë

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
17 Gusht, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com