-U tha në Opinion

Koronavirusi, sa rrezik ka Shqipëria? Flet shefja e Shërbimit Infektiv


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:29 - 27/01/20 |
Geljano Fataj

Najada Como, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT gjatë emisionit Opinion ka treguar se koronavirusi është i rrezikshëm, pasi ka dhe një mutacion gjenetik. Sipas saj deri tani Shqipëria nuk ka rrezik.

“Është marrë nga produktet ushqimore, gjarpri dhe lakuriqi i natës dhe nga ushqimet e detit. Ne jemi aktualisht në sezon gripi ky është infeksion respirator në pamje. Është më i egër se viruset e tjerë. Nuk ka medikamente që e shërojnë. Vaksina të mbron nga infeksioni respirator por jo nga virusi”, theksoi Najada Como, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT.

“Unë jam i shqetësuar, jo i trembur. E kam zgjedhur një profesion të tillë. Se sa jemi të zotë ne për ti shërbyer njerëzve. Jo se ka lidhje me një situatë që unë parashikoj, jashtë kontrollit. Veçoria e kësaj është nëse merr elementë globalë, shqetësimi është global. Problem është se çdo shtet do merret me veten. Ne duhet të marrim masat që na takon. Jo panik! Paniku nuk na ndihmon”, tha Arben Picala, drejtor i Repartit të Urgjencave në Spitali Hygeia.

Një eksperte në Kinë paralajmëron se lloji i ri i virusit, i cili u ndesh për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, mund të fitojë forcë gjë që mund të rrisë aftësinë e tij për t’u transmetuar nga një person tek tjetri.

“Njerëzit e infektuar në Wuhan e kanë përhapur virusin në provincat e tjera. Në disa provinca po shohin ky virus i gjeneratës së dytë, po bëhet shumë i rrezikshëm”, thotë Li Lanjuan, i Akademisë Inxhinierike Kineze./ Opinion.al

Pas