Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet njeriu që solli muxhahedinët: Pse SHBA-të zgjodhën Shqipërinë. Jeni në listën e armiqve të Iranit!

2017/03/22 at 10:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Flet njeriu që solli muxhahedinët: Pse SHBA-të zgjodhën Shqipërinë. Jeni në listën e armiqve të Iranit!

Muxhahedinët që jetonte në Shqipëri (numri i të cilëve nuk thuhet asnjëherë) festuan në Tiranë vitin e ri persian, i njohur ndryshe si Novruzi. Me rastin e kësaj feste kanë ardhur për ti përshëndetur shumë ish-zyrtarë amerikanë. Mes tyre është edhe Robert Guy Torricelli, ish-senator demokrat,  ish-kongresmen. Ai ka qenë negociator i Qeverisë amerikane me Shqipërinë për të pritur muxhahedinët iranianë disa vite më parë.


Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, ai tregon aryset se pse Amerika këkoi ti vendosë muxhahedinët në Tiranë dhe sa të rrezikuar jemi ne nga Irani.

Sa herë keni ardhur në Shqipëri z.Torricelli?

Kam ardhur disa herë në Shqipëri vitet e fundit si negociatori i SHBA-ve për transportimin e anëtarëve të MEK (Organizata Popullore e Moxhahedinëve të Iranit/PMOI- MEK; grupi më i madh i rezistencës në Iran). Kam ardhur disa herë dhe jam takuar me autoritete të qeverisë shqiptare.

– Pra, ju i keni nisur negociatat për këtë çështje?

Po, prej disa vitesh. Po.

– A ka qenë e vështirë?

Ka qenë një ndër gjërat më të vështira që kam bërë në jetë, ka pasur një presion shumë të madh, sepse njerëzit po vriteshin në Bagdad. Po sulmoheshin kampet e refugjatëve me raketa, po humbeshin jetë, e për këtë arsye pati një apel të SHBA-ve ndaj Shqipërisë për ndihmë. Njerëzit po lëvizeshin për në Norvegji, Finlandë, Francë, Britani dhe në SHBA, në numra të vegjël dhe ne do të vazhdonim me këtë, derisa sulmet me raketa filluan të vrisnin shumë njerëz dhe ne vendosëm që secili duhej të lëvizte menjëherë.

– Në vizitat tuaja, ç’bisedime keni me politikanët shqiptarë?

Interesohem për kushtet. Sigurohem që të kryejmë zotimet tona dhe që nuk ka asnjë ndikim financiar mbi Shqipërinë.

– Pse u zgjodh pikërisht një vend i vogël si Shqipëria?

Për disa arsye: e para, për shkak të lidhjes së fortë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ka pasur një marrëdhënie të mirë pune mes Shqipërisë dhe SHBA-ve edhe për çështje të tjera në të shkuarën dhe kishte pra një dialog të hapur. E dyta, Shqipëria ishte afër dhe kishte një farë sensi, kulturalisht refugjatët iranianë do të ndiheshin rehat – klima është shumë e ngjashme me Iranin dhe është vend mysliman.

– I keni nisur bisedimet me qeverinë e Berishës, a mund të ndani me ne bisedat e bëra në atë kohë?

Bisedimet kryesore ishin me Departamentin e Shtetit, unë isha këtu dhe të tjerë po ashtu.

– I keni vizituar muxhahedinët gjatë kësaj vizite në Tiranë?

Po. Isha dje (pardje).

– Me administratën e re amerikane, qytetarët e disa vendeve nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Mes tyre, janë ata iranianë. Ndërkaq, disa iranianë janë në Shqipëri. A ndryshon diçka në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA?

Jo, asgjë. Para së gjithash, ndalimi i udhëtimit është vetëm për gjashtë vende dhe është një ndalim i përkohshëm dhe nuk ka asnjë ndikim në Shqipëri. Shumë prej refugjatëve iranianë që janë në Shqipëri, kanë familje dhe kanë marrë viza në të shkuarën, për në SHBA, Francë, Britani.

– Por, ky ndalim ndaj 6 shteteve, a e ndryshon politikën amerikane kundrejt iranianëve që jetojnë në Shqipëri?

Kundrejt Iranit, por jo atyre që janë në Shqipëri, jo.

– Keni punuar edhe me John Kerry-n për këtë çështje?

Kjo ka qenë një përpjekje e madhe e John Kerry i ka dhënë shumë vëmendje lëvizjes së tyre nga Bagdadi për të ndihmuar që këta refugjatë të ikin dhe t’u shpëtohet jeta. Por, edhe tani ka një mbështetje të jashtëzakonshme nga administrata e Trump, shumë prej zyrtarëve të së cilës kanë një histori lidhjeje të gjatë me MEK.

Ka siguri të plotë për qeverinë e Shqipërisë, që edhe pse ka qenë një kërkesë e administratës së Obamës, administrata e Trump do të përmbushë së paku njësoj – nëse jo më shumë, detyrimet për këta refugjatë.

– Përveç kësaj, nga ana tjetër, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA a ndryshojnë me ndërrimin e administratës?

Jo, nuk besoj. Mendoj se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë të shkëlqyeshme. Në një moment problemi, Shqipëria vërtet i ndihmoi SHBA-të. Ky ishte një problem, këta refugjatë që jetonin në Irak, ndihmonin e mbronin ushtarakët amerikanë gjatë luftës, i dhanë SHBA-ve informacione të rëndësishme mbi programin nuklear iranian. Ndaj, shpëtimi i jetës së tyre ishte shumë i rëndësishëm për qeverinë e SHBA-ve.

– A rrezikojnë ata duke qenë në Shqipëri? Apo janë të sigurt?

Mendoj se janë të sigurt. Kanë kaluar vuajtje të tmerrshme, shumë janë vrarë në Iran, kanë ikur drejt Irakut, të tjerë u vranë me raketa ushtarake dhe gjithë çfarë duan të bëjnë, është të krijojnë një qeveri demokratike në Iran. Ky këtu është i parë vend i sigurt që ata kanë parë në 25 vite.

– Sa kohë do të jetojnë ata në Shqipëri?

Asnjëherë nuk dihet se kur më në fund do të marrë fund diktatura në Iran. Ne shpresojmë së shpejti, por mendoj se duhet të planifikojmë që anëtarët e MEK do të jetojnë këtu për një kohë të gjatë.

– A duhet të presim të vijnë anëtarë të tjerë të MEK- opozitës iraniane?

Jo. Nuk ka më.

– Do ketë vizita sërish nga SHBA-të që interesohen për ta?

Oh, po. Për arsyen se MEK është shumë afër me qeverinë e SHBA-ve, do ketë vizita të rregullta nga qeveria amerikane. E jo vetëm amerikanë, por edhe francezë, gjermanë etj.

– Duke qenë përballë asaj që njihet si “Pranvera arabe” – nëse bie diktatura në Iran, a do të jetë edhe atje e njëjta situatë si në vende të tjera që rrëzuan diktaturat, por nuk duket se kanë as demokracinë?

Kanë blerë materiale në Shqipëri dhe kanë marrë punëtorë shqiptarë. Po ndërtojnë shtëpi dhe po blejnë materiale në Shqipëri.

– Në një kohë u diskutua edhe siguria e Shqipërisë pas pranimit të këtyre refugjatëve. Duke pranuar opozitën iraniane, konfrontohesh me qeverinë iraniane, a rrezikohet Shqipëria?

Epo, Shqipëria është pjesë e NATO-s, SHBA dhe Shqipëria janë aleatë. Ne të gjithë kemi probleme me Iranin, është diktaturë ushtarake, që është kërcënuese për gjithë aleatët perëndimorë. Jam i sigurt se qeveria iraniane ka irritim me Shqipërinë për shumë çështje, duke përfshirë edhe anëtarësinë në NATO dhe të qenit përkrah SHBA-ve, por mund të kesh miq të mirë dhe armiq të mirë. Nuk ka asgjë të keqe të kesh Iranin si oponent, Shqipëria dhe Irani kanë shumë pak të përbashkëta e kjo është mirë për Shqipërinë.

 

Etiketa: muxhahedineshqiperi


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Këto aplikacione nuk mund të përgjohen nga CIA

Këto aplikacione nuk mund të përgjohen nga CIA

Ja çfarë duhet të dini për kuletën, që ajo të jetë përherë plot

Ja çfarë duhet të dini për kuletën, që ajo të jetë përherë plot

Flasin ekspertët: Këto janë femrat më të bukura sipas shenjës së horoskopit

Flasin ekspertët: Këto janë femrat më të bukura sipas shenjës së horoskopit
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com