Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kreu i Antimafias italiane, zbulon arsyen e shtimit të hashashit në Shqipëri

2017/02/23 at 8:31 PM
në Aktualitet, Kronikë, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i Antimafias italiane, zbulon arsyen e shtimit të hashashit në Shqipëri

Franco Roberti in una foto d'archivio dell'8 aprile 2013. Roberti e' stato nominato nuovo Procuratore Nazionale Antimafia dal Csm, il 25 luglio 2013. Succede a Piero Grasso, attuale presidente del Senato. ANSA / CIRO FUSCO

Kreu i Drejtorisë Kombëtare të Antimafias, Franco Roberti ka zbritur në Tiranë për të dhënë sinjale të forta se kultivimi i hashashit duhet parandaluar me çdo kusht.


Franco Roberti in una foto d’archivio dell’8 aprile 2013. Roberti e’ stato nominato nuovo Procuratore Nazionale Antimafia dal Csm, il 25 luglio 2013. Succede a Piero Grasso, attuale presidente del Senato. ANSA / CIRO FUSCO

Në një intervistë për Top Channel, Roberti thotë se diçka u bë gabim pas ndërhyrjes në Lazarat. Ai nënvizon se kërkesa për lëndën narkotike vjen nga Italia, por edhe krimi shqiptar është gati.

Zyrtari i lartë shton se tashmë shqetësim është grumbullimi i parave të drogës, riciklimi i tyre dhe përdorimi për qëllime të tjera. Me kryeprokurorin italian bisedoi gazetari Sokol Balla.

Sokol Balla: Zoti prokuror, cili është qëllimi i vizitës tuaj kësaj radhe në Shqipëri?

Franco Roberti: Kemi konstatuar që vitet e fundit trafiqet mes Italisë dhe Shqipërisë janë shumëfishuar, janë rritur në mënyrë eksponenciale. Atëherë donim të kuptonim me kolegët shqiptarë shkaqet e kësaj rritjeje eksponenciale të trafiqeve të drogërave, veçanërisht të marjiuanës dhe në vazhdimësi të kuptonim se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë për të luftuar këtë fenomen.

Sokol Balla: Pyetja ime e dytë është e dyfishtë, a arritët të kuptonit cila është arsyeja dhe çfarë do të bëjnë dy prokuroritë për këtë?

Franco Roberti: Shkaqet janë të shumta, mbi të gjitha rritja e kërkesës së drogës nga ana e Italisë drejt Shqipërisë, që ndjek një vlerësim ekonomik të krimit të organizuar italian, i cili gjykon se është më e leverdisshme nga ana ekonomike që, në vend që t’i kultivosh në Itali plantacionet e marjiuanës ose në disa vende të tjera kultivuese siç mund të jenë vendet e Afrikës së Veriut, vlerëson se është më e leverdisshme t’i drejtohesh Shqipërisë.

Natyrisht, kësaj kërkese italiane për shërbime kriminale i ka korresponduar një rritje e ofertës nga ana e kriminalitetit shqiptar, atëherë është krijuar kjo lidhje perverse, që duhet përballuar, përmbajtur dhe luftuar në mënyrë efikase. Për të bërë këtë kemi verifikuar që rruga më e mirë është mbi të gjitha ajo e skuadrave hetimore të përbashkëta.

Por natyrisht, është edhe pjesa e korrupsionit. Lufta ndaj korrupsionit është një luftë ndaj krimit të organizuar, sepse krimi i organizuar përdor korrupsionin, si në Itali ashtu dhe në Shqipëri, për t’u infiltruar në institucione, në forcat rendit, forcat e policisë dhe deri në gjykata në disa raste.

Sokol Balla: Një pyetje e fundit mbi çështjen e marijuanës. Në vitet 2004-2005 Italia insistoi në eliminin e problemit të Lazaratit. Qeveria aktuale e zgjidhi këtë çështje ne vitin 2014. Por sërish Italia, pra ju, po thoni se ka një shumëfishim të prodhimit të marijuanës. Atëherë ka diçka që nuk është bërë mirë për të adminsitruar periudhën pas Lazaratit?

Franco Roberti: Me shumë mundësi duhej bërë më shumë dhe më mirë, për t’i dhënë vazhdimësi kësaj nisme pozitive të shkatërrimit të plantacioneve si në Itali, ashtu dhe në Shqipëri. Në Itali është bërë, është bërë sot nga kolegu Nicola Gratteri, kryeprokurori i Katanzaros që bën hetimet mbi territoret, mbi plantacionet, edhe me përdorimin e dronëve për të identifikuar vendet e kultivimit të marijuanës dhe hashashit. Domethënë, në vazhdimësi prishen këto plantacione. E njëjta gjë duhet bërë edhe këtu në Shqipëri dhe le të themi se indikacioni është ky, të zbulohen plantacionet dhe t’i shkatërrosh./Top Channel

 

 

Etiketa: antimafia italianehashashishqiperishtuar


Ju sugjerojmë

Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

8 Dhjetor, 2025 9:42 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:39 am
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Para
Talenti i Barcelonës shënon gol në stilin e Messit

Talenti i Barcelonës shënon gol në stilin e Messit

Shullazët mbi Zgjedhjet

Përgjigjet, Patozi: PD nuk kthehet mbrapsht, nuk ka më vend për koncesion

Një tur në sistemin me 7 “Toka”

Një tur në sistemin me 7 “Toka”
















TE FUNDIT

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
8 Dhjetor, 2025

Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelensky “nuk është gati” të nënshkruajë një propozim paqeje të hartuar nga SHBA-të që...

Lexo më shumë

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
8 Dhjetor, 2025

Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin e të...

Lexo më shumë

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
8 Dhjetor, 2025

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
8 Dhjetor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com