Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet ish-zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë: Ekstradimi i Nezar Seitit i paprecedentë. S’ka ndodhur kurrë më parë

2018/02/01 at 3:24 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet ish-zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë: Ekstradimi i Nezar Seitit i paprecedentë. S’ka ndodhur kurrë më parë

Eksperti i çështjeve të drejtësisë Arben Braçe ka folur për çështjen e ekstradimit të Nezar Seitit, duke deklaruar se nuk ka ndodhur kurrë që një person nën hetim në Shqipëri të ekstradohet jashtë vendit. Dhe duket se Braçe e njeh mirë çështjen sepse për 19 vite ka drejtuar Departamentin e Ekstradimeve në Ministrinë e Drejtësisë, që njihet ndryshe si Drejtoria e Marrëdhënieve Gjyqësore me Jashtë.

Gjatë karrierës së tij nuk rezulton që të ketë një rast të dytë si precedenti Nezar Seiti, që t’i jetë dorëzuar një shteti tjetër duke qenë ndërkohë nën hetim në vendin e tij.

Për të gjithë ata që hetoheshin në Shqipëri, është aplikuar dorëzimi i shtyrë dhe asnjëherë nuk është miratuar ekstradimi qoftë nga gjykata, qoftë nga Ministria e Drejtësisë.

“Nuk ka patur qoftë dhe një rast ku një shtetas të dorëzohet pa vuajtur më parë veprën penale për të cilën akuzohet në Shqipëri. Ka patur persona nën hetim për të cilët është ndjekur dorëzimi i shtyrë, pra është bërë pezullimi i ekstradimit duke marrë në konsideratë që personi po hetoj në Shqipëri”, thotë Braçe, për Top Channel.

Në kohën që prokurorja e Përgjithshme ka urdhëruar nisjen e hetimeve, pyetja është se kush e ka shkelur ligjin? Braçe thotë se shkelja është lehtësisht e verifikueshme dhe gjithçka nis pikërisht në organin qendror të akuzës.

“Institucioni që ngarkon Kushtetuta është Prokuroria e Përgjithshme, që duhet të verifikonte gjithë ngarkesat penale që ka ky shtetas përpara se të ekstradohej, Këto ngarkesa penale i paraqiteshin gjykatës dhe Ministria e Drejtësisë e fillon dhe e mbaron procedurën e ekstradimit. Në të gjitha hallkat e këtij procesi duhet të kishte në konsideratë respektimin e marrëveshjes dypalëshe. Pra, duke i dhënë prioritet çështjes që ky shtetas ka në Republikën e Shqipërisë. Në rastin tonë, autoritet qendror është dhe Ministria e Drejtësisë, e cila duhet të jetë shumë më e kujdesshme, sidomos për çështje si ky shtetas që janë çështje të krimit të organizuar. Është një shkelje lehtësisht e verifikueshme”, thotë eksperti.

Përpara se Gjykata e Tiranës të vendoste pro ekstradimit, prokurori i kryeqytetit duhet të zbatonte gjithashtu ligjin.
“Organi i Prokurorisë që përpilon dosjen dhe që e çon dosjen në gjykatë për ekstradim shikon të gjitha ngarkesat penale që ka ky shtetas dhe ngarkesat penale që ka ky shtetas kanë qenë shumë evidente, pra, prokuroria përkatese që ka ndjekur dosjen përkatëse dhe Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale”, vijon Arben Braçe.

Ish-zyrtari Braçe e përshkruan ekstradimin e Seitit si mungesë e autoritetit të shtetit dhe sipas tij, shpërndarja e përgjegjësisë edhe ndaj Krimeve të Rënda është e pavend.

“Krimet e Rënda kanë dhënë një masë sigurie për këtë çështje. Ata nuk janë marrë me ekstradimin, është marrë një prokurori tjetër”, thotë ai. Tashmë që asgjë nuk zhbëhet, Arben Braçe paralajmëron se në bazë të parimit të specialitetit, hetimet ndaj tij në Shqipëri pushohen. “Prova ikën nga shteti shqiptar dhe shkon tek një shtet tjetër. Pra, ne e kishim një burim shumë të rëndësishëm të provës, i kishim të gjitha mundësitë për dorëzimin e shtyrë”, deklaron Arben Braçe.
/Top Channel

Etiketa: Arben Braçebanda e habilajveekspertekstradimNezar Seitingjarje e paprecedent

Ju sugjerojmë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
Kryesore

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

22 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

22 Dhjetor, 2025 1:05 pm
PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

22 Dhjetor, 2025 11:58 am
Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes
Aktualitet

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes

22 Dhjetor, 2025 11:19 am
Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat
Aktualitet

Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat

22 Dhjetor, 2025 11:05 am
Para
Faqet pornografike së shpejti do kërkojnë identitetet e përdoruesve, nuk mund të shihni më porno nëse jeni anonim

Faqet pornografike së shpejti do kërkojnë identitetet e përdoruesve, nuk mund të shihni më porno nëse jeni anonim

Kush janë më të mirë në shtrat grekët apo shqiptarët? Ja si përgjigjet këngëtarja

Kush janë më të mirë në shtrat grekët apo shqiptarët? Ja si përgjigjet këngëtarja

VIDEO/ Momenti kur opozitarët përzënë Ramën nga oborri i parlamentit: Hajdut! Kriminel!

VIDEO/ Momenti kur opozitarët përzënë Ramën nga oborri i parlamentit: Hajdut! Kriminel!

TE FUNDIT

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
22 Dhjetor, 2025

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi hetimet e fundit të SPAK, atë për çështjen...

Lexo më shumë

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
22 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohen hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë Ergys...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
22 Dhjetor, 2025

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i dërgon një mesazh kryetarit të PD, Sali Berisha pas molotovëve...

Lexo më shumë

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
22 Dhjetor, 2025

Partia Demokratike ka mbajtur këtë të hënë protestën  kombëtare, e inicuar në fakt pas ngjarjeve të fundit të lidhura me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com