Ish-kolegu i administratores së kopshtit Anjeza Shabani, që u arrestua mbrëmjen e djeshme pas publikimit të videos ku dhunonte barbarisht një fëmijë 3-vjeçar, ka reaguar përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”.
Ish-prezantuesi i emisionit investigativ “Alarm”, Armir Shkurti rrëfen se Anjeza Shabani ka qenë besimtare e devotshme myslimane dhe falte 5 vakte në ditë, një a dy prej të cilave në Xhaminë e Xhurës, pas Kinostudios.
“Anjeza Shabani ka qenë pjesë e emisionit “Alarm” dhe ka dhënë kontributin e saj si prezantuese. Korrekte dhe e impenjuar. Në raste të ngjashme me të sajin mbrëmë, ka mbushur sytë me lot e ka mallkuar dorën që ka qëlluar foshnjen. Në atë periudhë të paktën, se tani nuk e di, falte 5 vakte, një a dy prej të cilave në Xhaminë e Xhurës, pas Kinostudios.
Iku nga Alarmi në vitin 2013 kur do lindte vajzën, të cilës i vuri emrin Diren, emrin e të cilës ia ka vënë edhe kopshtit. Për këto arsye, tronditja dhe befasia e neveria ime ishin të mëdha. Zhgënjim nga dikush që ti pret të jetë në majat e luftës , të paktën asaj në mbrojtje të më të dobtëve. E pashë në lokalin pranë shtëpisë emisionin mbrëmë, me burra të tjerë, dhe që të gjithë njëzëri , pasi e shamë, deklaruam: “T’ia bënte tim biri, unë e kisha vrarë”….por unë e di që s’jemi nga ata burra…” shkruan Armir Shkurti.