Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet gazetarja britanike: Leja e qëndrimit u anulua nga një zyrtar i lartë

2019/03/07 at 7:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet gazetarja britanike: Leja e qëndrimit u anulua nga një zyrtar i lartë

Autoritetet në Tiranë thonë se po verifikojnë rastin e gazetares britanike Alice Elisabeth Taylor, ndërsa kësaj të fundit iu anulua leja e qëndrimit. Gazetarja britanike Alice Elizabeth Taylor thotë se qeveria shqiptare nuk i përtëriti lejen e qëndrimit në Shqipëri për shkak të punës së saj si gazetare. Ajo jeton në Shqipëri prej një viti e gjysmë, u fejua me një djalë vendas dhe pret të lindë një vajzë nga kjo lidhje.


“Unë dorëzova gjithë dokumentet sipas procedurës së ligjshme. Ata më thanë se janë në rregull, se kishin gjithçka që duhej dhe se gjithçka ishte shkëlqyer. Bëra edhe pagesën, që ishte hapi i fundit i procesit. Ata më thanë se gjithçka është OK, dhe se mund të shkoja pas dy javësh të merrja dokumentet. Nuk shoh arsye pse një procedurë standarde me vazhdim të rregullt të prapësohet me një urdhër nga lart pak ditë më pas. Procedura e leje qëndrimit tim u anulua nga një zyrtar më i lartë se ai i zyrës së emigrimit” – tha gazetarja Taylor.

Alice thotë se gjatë punës së saj ka raportuar vetëm fakte, jo komente, por pas kësaj ajo dhe familja e saj u goditën me gënjeshtra nga disa portale që mbështesin qeverinë. Kjo përkoi me kohën kur aplikoi për të përtëritur lejen e qëndrimit.

Alice ka bërë shumë shkrime për të promovuar Shqipërinë dhe turizmin këtu. Ajo organizon komunitetet e banorëve të pastrojnë zonat turistike dhe bashkë me ta ka hequr tonelata plehra nga plazhet. Por këtyre detyrave qytetare, ajo thotë se e ndjen detyrë si gazetare që të shkruajë për gjërat që nuk janë të padrejta, si kanioni i Holtës dhe hidrocentrale të tjera që po dëmtojnë lumenjtë.
Një raport mjekësor thotë se Alice nuk mund të udhëtojë për shkak të ndërlikimeve të shtatzënisë.

Reagimi

Një burim zyrtar i tha Zërit të Amerikës se vonesat në vendimin për ripërtëritjen e lejes lidhen vetëm me procedurat dhe se në këtë rast, ka patur disa shkelje nga ana e shtetases britanike. Sipas ligjit, sqaron burimi, aplikimi duhet të bëhet 60 ditë përpara skadimit të afatit të lejes ekzistuese, e cila ishte e datës 27 Janar 2019.  “Dosja me aplikimin për rinovim të lejes së qëndrimit është paraqitur më 1 Shkurt, pra jo vetëm në shkelje të afatit, por dhe përtej skadencës së lejes ekzistuese. Në një situatë të tillë, zonjës i ka lindur detyrimi të shlyejë një gjobë prej 20,000 Lekësh”, shpjegon burimi zyrtar, duke shtuar se “mos shlyerja e detyrimit të gjobës, pengon hedhjen në portalin e lejeve të qëndrimit, për të nisur shqyrtimin e mirëfilltë të dosjes. Sipas procedurave, pas hedhjes në portal, dosja shqyrtohet edhe nga autoritetet e sigurisë”.

Po ashtu, një tjetër shkelje, sipas autoriteteve shqiptare, rezulton të jetë dhe fakti se “aplikimi është paraqitur nga një person tjetër, dhe jo nga vetë e interesuara. Po ashtu, rinovimi për leje qëndrimi është kërkuar për shkak të bashkëjetesës me një shtetas shqiptar. Me këtë motiv ajo ka marrë dhe lejen e mëparshme”. I njejti burim zyrtar saktësoi se “autoritetet po presin plotësimin e kushteve ligjore që mundësojnë lëshimin e një leje të re e që janë: Aplikimi personalisht nga personi i interesuar; Pagesa e gjobës për shkak të qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Shqipërisë dhe Dokumentimi i arsyes së re të qëndrimit, që pretendohet të jetë një bashkëjetesë e re me një shtetas tjetër shqiptar. Me plotësimin e këtyre kushteve, autoritetet përgjegjëse bëjnë vlerësimin dhe marrin vendim. Kjo është praktika që ndiqet, për çdo shtetas të huaj, pavarësisht profesionit që ushtron”/ Opinion.al

Etiketa: gazetarja britanike


Ju sugjerojmë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
Bota

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

16 Korrik, 2026 1:58 pm
Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kryesore

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

16 Korrik, 2026 1:56 pm
Para
Rroba të pastra dhe aromatike pa kimikate, lirë dhe thjeshtë

Rroba të pastra dhe aromatike pa kimikate, lirë dhe thjeshtë

Konflikt me familjarin e pacientit, dhunohet rëndë mjeku në Lezhë

“Mjekun e godita me grusht”, dorëzohet në polici 24-vjeçari

Tepsia u kalb/ LSI: Si u emëruan pa konkurs dy drejtorë të rëndësishëm, menaxhojnë miliarda lekë

Braimllari, Ramës: Denonco në Prokurori, boll shkumëzove në Ambasada
















TE FUNDIT

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
16 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, me pasoja në jetë njerëzish. Në fshatin Mengël, automjeti që...

Lexo më shumë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
16 Korrik, 2026

Një 18-vjeçar dhe babai i tij janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pas plagosjes me thikë të një 32-vjeçari në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}