Raportuesi i Shqipërisë në PE, Fleckenstein la të kuptuar se nuk ka arritur ta bindë Bashën të ndërpresë protestën. Ai tha se “nuk më lejohet të ndërhyj tek kërkesa e opozitës për protesta, por unë do doja që procesi i Vetingut të vazhdojë, pra të mos ndalojë. Por nëse kjo do të ndodhë, Vetingu mund të bëhet pas zgjedhjeve” tha ai.
Sipas eurodeputetit, e gjitha është në dorë të politikanëve shqiptarë dhe jo e atyre që vijnë nga Brukseli. /Opinion.al