Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij në Kuvend këtë të enjte komenentoi gjuhën e përdorur në Parlament ditën e e djeshme.
Xhafaj tha se fryma e debatit normal dhe etika e politikës është zëvendësuar me shprehje përçmuese dhe ordinere.
“Fryma e debatit normal, konsensusit politik dhe etikës politike, tashmë është zëvendësuar nga konflikti i ashpër politik i ndërtuar mbi batutën fyese, shprehjet përçmuese dhe jo rrallë ordinere, retorikën e ashpër, gjuhën e baltës dhe shpifjen. Dëshpërimisht kjo lloj qasje e gabuar është shndërruar në normalitet dhe instrument i të ashtuquajturës luftë politike. Kjo sallë dhe çfarë ndodh këtu është arsyeja kryesore përse ka shifra kaq të larta negativiteti në sondazhet e barometrave të ndryshëm që na ndëshkojnë fort. Por edhe pse ka kaq shumë pesimizëm jashtë saj, veçanërisht te të rinjtë që vazhdojnë të largohen nga vendi. Kjo retorikë e turpshme, ca më keq, ka dalë edhe jashtë kësaj salle në gjuhë të huaja, në mediat e botës. Dëm më të madh nuk mund ti bëhet imazhit të vendit”, tha Xhafaj./Opinion.al