Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, në fjalimin e tij të funditsi ambasador i BE në Shqipëri, bëri thirrje për bashkim të palëve politike në Shqipëri, për atë që sipas tij është përparësi, integrimin.
Ai theksoi se largimi i tij nuk ndryshon asgjë nga angazhimi i delegacionit të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Duhet të gjejnë bashkëpunim politik, për atë që është përparësia, që është integrimi, debate politik duhet të jetë pikërisht këtu, do të sjellim eksperte në Shqipëri për të përgatitur ekipin shqiptar, largimi im nuk do të ndryshoj asgjë nga angazhimi i plotë i delegacionit, kam udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, kam bërë mijëra kilometra, mund të jem personi që ka udhëtuar më shumë në Shqipëri, dhe gjithandej e kam kuptuar që njerëzit e kanë kuptuar që është prioritet është integrimi në BE, koha për dasmë ka ardhur tashmë, unazat janë bërë gati, vendet anëtare e dinë se çfarë duan, duan që të çelen negociatat për anëtarësim. Do të kthehem në Shqipëri ndoshta me një detyrë tjetër, po do kthehem si një qytetar i thjeshtë, thjesht si Luigi Soreca”, tha Soreca.