Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Fitorja e Trump, epokë e re për Amerikën”, Vokshi nga Kalifornia: Nuk ka arsye të rivendoset ‘non grata’ për Berishën

2024/11/06 at 7:59 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Fitorja e Trump, epokë e re për Amerikën”, Vokshi nga Kalifornia: Nuk ka arsye të rivendoset ‘non grata’ për Berishën

Donald Trump është zgjedhur Presidenti i 47-të i SHBA-ve, katër vite pas humbjes ndaj Joe Biden. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një lidhje direkte nga Kalifornia me gazetarin e Klan News, Besard Jacaj u shpreh se fitorja e Trump do të shënojë një epokë të re për Amerikën.

Vokshi theksoi se Trump është i pari President që ka fituar në të gjitha shtetet e pavendosura, pasi sipasj saj republikani ka fituar besimin e plotë të popullit amerikan.

Albana Vokshi: Unë mendoj që fitorja e djeshme jo e Trump, por e forcave konservatore jo vetëm do të shënojë një epokë të re për Amerikën ku rikthehet slogan MAGA, por duke pasur parasysh që amerikanët vijnë të parët, mesazhet e Trump kanë qenë krejt të thjeshta. Mesazhi i parë i thjeshtë ishte ‘ekonomia, ekonomia, ekonomia’. Mesazhi i dytë ka qenë lufta kundër krimit. Mbrojtja e familjes ka qenë një nga temat kryesore që ka gjetur mbështetje te familjet amerikane. Sikurse me një ngjashmëri shumë të madhe me kundërshtarët politik të forcave që qeverisin edhe në Amerikë, Trumpin u munduan ta përjashtonin duke përdorur të gjitha format, duke i shkaktuar tre atentate me rrezik për jetën, duke i hapur çështje për korrupsion në mënyrë që ta burgosnin dhe ta përjashtonin. Pra njësoj si në Shqipëri edhe në Amerikë e majta kërkoi që ta hiqte Trumpin sepse ja kishin frikën, por besimi në misionin e Trump i dha një mandat që nuk e ka pasur asnjë forcë politike në Amerikë, një mandat të plotë me Kongres, Senat, pushtet vendor në një pjesë të madhe. Është i pari President që ka fituar 7 shtetet e pavendosura. Unë gjykoj që Trumpi do ta fokusojë te familjet amerikane dhe te politikat për bashkimin e Amerikës, në fokus të tij do të jetë Amerika.

Ndër të tjera demokratja Vokshi sa i takon ‘non gratës’ ndaj Sali Berishës në SHBA u shpreh që ka qenë një padrejtësi dhe nga qeveria e re pret të vihet drejtësi. Vokshi pati edhe një lutje për qytetarët shqiptarë ku tha se ashtu siç amerikanët votuan programet dhe alternativat të njëjtën gjë të bëjnë edhe shqiptarët.

Albana Vokshi: Jo vetëm PD, jo vetëm zoti Berisha, por unë gjykoj që të gjithë shqiptarët e dinë që ‘non grata’ e zotit Berisha ka qenë e lobuar politikisht nga Soros, Rama dhe duke përdorur edhe faktorë të tjerë, pasi për aq kohë sa nuk ka një dosje, fakte dhe asgjë, pra unë gjykoj që nuk ka asnjë arsye që administrata e re të rivendosi përsa i përket “non gratës” pasi është bërë një padrejtësi dhe duhet të vihet drejtësi. Nuk mundet të akuzosh zotin Berisha për korrupsion kur në fund të mandatit të tij kanë qenë vetë Blinken edhe Hillary Clinton apo përfaqësues të tjerë që e kanë uruar luftën e zotit Berisha për luftën ndaj korrupsionin.

Përtej “non gratës” unë gjykoj që ne do të vazhdojmë përpjekjet tona me mbështetjen e SHBA dhe me qeverisjen e re të gjejmë mbështetje për kërkesat e PD, për qeveri teknike. Kërkesa dhe lutja ime për të gjithë votuesit shqiptarë është që ashtu siç bën amerikanët që nuk votuan për tik-tokerat, këngëtarët, ama qytetarët amerikan dëgjuan programet, alternativat ku mesazhi i Trump ishte i thjeshtë dhe ndërkohë e pyetur Kamala Harris nuk dha asnjë zgjidhje. Amerika dëshmoi që kërkonte një udhëheqës të fortë./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
-U tha në Opinion

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

14 Korrik, 2025 10:57 pm
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
-U tha në Opinion

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

14 Korrik, 2025 10:44 pm
Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
-U tha në Opinion

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

14 Korrik, 2025 10:32 pm
Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Shpërthim në një banesë në “Don Bosko”

Shpërthim në një banesë në “Don Bosko”

Presidencialet në SHBA/ Joe Biden bisedë telefonike me Donald Trump, e fton në Shtëpinë e Bardhë

Presidencialet në SHBA/ Joe Biden bisedë telefonike me Donald Trump, e fton në Shtëpinë e Bardhë

Trazirat në Capitol katër vite më parë, i dënuari i kujton Trump premtimin: Më liro, jam i pafajshëm

Trazirat në Capitol katër vite më parë, i dënuari i kujton Trump premtimin: Më liro, jam i pafajshëm

TE FUNDIT

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën me gazetarin, Blendi Fevziu, në “Opinion” ka risjellë në kujtesën e gjithë...

Lexo më shumë

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion” ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të...

Lexo më shumë

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com