Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fiskalizimi/ Tabaku: Nga janari 2 mijë euro kosto më shumë për bizneset

2020/12/20 at 12:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Amnistia fiskale,PD: Përfituesit do të paguajnë më pak taksa se qytetarët

Ish-deputetja Jorida Tabaku është shprehur se nga Janari i vitit 2021 bizneset e vogla dhe të mesme do të paguajnë 2 mijë euro më shumë si pasojë e fiskalizimit. Duke përllogaritur vlerat, Tabaku shprehet ndër të tjera se kjo është pasojë e një konçensioni që qeveria Rama i ka dhënë një kompanie private me lidhje pranë tyre.

“Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, bizneset dhe sipërmarrjet në Shqipëri do të paguajnë afërsisht 2000 euro në vit shtesë. Kjo kosto ekstra për bizneset e rrënuara nga kriza dhe pandemia, êshtë “dhurata” e re e Edi Ramës për klientët e tij dhe i ka kushtuar xhepave të shqiptarëve 16 milion euro.

Bizneset e mesme dhe te vogla do të rëndohen dhe më tej për të paguar këtë konçension të ri, dhënë një kompanie kroate si qokë personale e Ramës dhe që do të paguhet nga xhepat e shqiptarëve.

Fiskalizimi përfshin një shtesë të kostove të internetit me mesatarisht 130 euro në vit, ndërkohë që vlera e përditësimit të sistemeve financiare shkon mesatarisht deri në 500 euro në vit nëse biznesi zotëron një llogari (pra një të punësuar apo vetëpunësuar). Të gjitha këto përllogaritje kryhen pa pasur parasysh çmimet që do të ofrojnë kompanitë që do të merren me programin e fiskalizimit. Por burimet nga sipërmarrjet që kanë kryer disa llogari personale flasin për një kosto të faturave të fiskalizimit që shkojnë mbi 650 euro deri në 1626 euro/vit”, shprehet Tabaku.

Ish-deputetja thotë se kjo tashmë është një barrë e re, për të gjitha llojet e bizneseve.

“Shkurt dhe qartë, gënjeshtrën e Ramës se që nga janari 2021 bizneset e vogla nuk do të paguajnë asnjë taksë e nxjerr zbuluar taksa e fshehur e Fiskalizimit, përvec taksave dhe tarifave lokale te 10 fishuara. Një barrë e re fiskale që i vendoset padrejtësisht nga dy herë bizneseve të vogla, bizneseve të mesme dhe natyrisht dhe bizneseve të mëdha. Boll më me gënjeshtra! Boll më me sjellje arrogante që vetëm i marrin frymën biznesit sidomos në këto kohë pandemie. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Ka nevojë për frymëmarrje, për një ekonomi tregu, për incentiva karshi sipërmarrjes. Ne do të ndahemi një herë e mirë nga keqqeverisja dhe abuzimi me taksat e shqiptarëve”, përfundon Tabaku./Opinion.al

Etiketa: fiskalizimijorida tabaku

Ju sugjerojmë

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
Aktualitet

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

4 Shkurt, 2026 3:33 pm
Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
Aktualitet

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

4 Shkurt, 2026 3:03 pm
Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

4 Shkurt, 2026 2:33 pm
Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
Bota

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

4 Shkurt, 2026 2:31 pm
Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum
Bota

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum

4 Shkurt, 2026 2:28 pm
Para
Identifikohet shqiptari i vrarë në restorant në Spanjë

Identifikohet shqiptari i vrarë në restorant në Spanjë

Popullsia e Shqipërisë/ Shtohen pensionistët, ikin 20-vjeçarët

Shpërblimi për pensionistët/Nis shpërndarja të hënën,kategoritë përfituese

U lejohet hyrja 27 shqiptarëve në kufi, dërgohen në hotelin karantinë

Festat/Rritje të fluksit të hyrjeve në Durrës dhe Kapshticë

TE FUNDIT

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
4 Shkurt, 2026

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar disa foto nga vizita e tij në Vatikan për takimin me Atin e Shenjtë,...

Lexo më shumë

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
4 Shkurt, 2026

“Të kam thënë se kam takuar njerëz vërtet të këqij, por asnjë më të keq se Trump. Nuk ka asnjë...

Lexo më shumë

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
4 Shkurt, 2026

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në det të hapur shtyn me disa orë nisjen e trageteve nga porti detar i Durrësit...

Lexo më shumë

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
4 Shkurt, 2026

Princi Andrew i Britanisë dhe Jeffrey Epstein i kërkuan një balerine ekzotike të “përfshihej në akte të ndryshme seksuale” në shtëpinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com