Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Firmoset memorandumi/ Opozita nuk shkon në zgjedhje pa votimin elektronik. Dule bashkohet me PD-në

2017/01/16 at 2:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Firmoset memorandumi/ Opozita nuk shkon në zgjedhje pa votimin elektronik. Dule bashkohet me PD-në

Opozita nuk do të shkojë në zgjedhje nëse nuk ndryshon Kodi Zgjedhor. Kushti kryesor i PD dhe partive të vogla është votimi elektronik. Për këtë kanë firmosur një memorandum ku mes shumë të tjerave bie në sy PBDNJ e Vangjel Dules.


Në memorandum thuhet se është rrezik i madh fenomeni i shit-blerjes së votës dhe korrupsioni zgjedhor, përfshirë korruptimin e komisionerëve zgjedhorë, me para kriminale që burojnë nga niveli i paprecedent i narkotrafikut dhe korrupsioni galopant me tendera dhe koncesione publike, si dhe bërja palë e policisë së shtetit në këto fenomene dhe mosndëshkimi penal i tyre.

Po kështu në memorandum thuhet se “procesi i reformës zgjedhore është zvarritur për të bërë të pamundur sigurimin e standardeve ndërkombëtare dhe reforma pjesore e Kodit Zgjedhor që nuk garanton përmirësim të plotë të standardeve zgjedhore”.

Kushtet e opozitës për zgjedhje të lira janë:

1. Realizimin e (1) identifikimit biometrik të zgjedhësve, (2) votimin elektronik dhe (3) numerimin elektronik te votave nëpërmjet një sistemi të aplikuar në shklallë vendi që integron në një proces të tre komponentët e mësipërm.

2. Dekriminalizimin e procesit zgjedhor nëpërmjet zbatimit me intensitet, shpejtësi dhe forcë të ligjit 138/2015 për dekriminalizimin si dhe dekriminalizimin e kandidaturave për zgjedhjet e radhës, dekriminalizimin e strukturave të fushatës zgjedhore të partive, largimin e bandave dhe elementëve kriminalë nga procesi zgjedhor, nga fushata dhe veçanërisht nga prania e tyre ditën e zgjedhjeve;

3. Duhet të ulet kostoja e fushatës zgjedhore nëpërmjet reduktimit drastik të shpenzimeve për fushatë, të bëhet transparencë efikase e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, të forcohen ndalimet për financimin e partive dhe të forcohen penalitetet në Kodin Penal, përfshirë cilësimin e shit-blerjes së votës si krim i rëndë;

4. Të ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve njerëzore të admnistratës publike në fushatë apo strukturat zgjedhore partiake si dhe të ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve materiale të administratës publike;

5. Garantimi i aksesit të drejtë në media dhe mbulimi mediatik si dhe reduktimi dhe normimi i hapësirës publicitare në fushatë zgjedhore, me qëllim sigurimin e një fushate të drejtë;

Ne partitë politike nënshkruese të këtij memorandumi, konsiderojme se përmbushja e kushteve të mësipërme është një minimum i domosdoshëm dhe i pakapërxyeshëm për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm, të besueshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Memorandumi është nënshkruan nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha, PR -Fatmir Mediu, PDK e Nard Ndokës, LZHK e Dashamir Shehit, PAA e Dukës, PBDNJ – vangjel Dule, PLL-Sulemjan Gjana,  PBK – Adriatik Alimadhi, AK- Kreshnik Spahiu.

Gjithashtu dhe nga partite e tjera te vogla: 

Aleanca Ekologjike Europiane
Partia e te Drejtave te Mohuara e Re
Partia Kombetare Konservatore
Partia Popullore Kristiandemokrate
Partia Lidhja Demokristiane
Partia Ora e Shqiperise
Partia Bashkimi Demokratik
Partia Bashkimi Liberal Demokratik
Partia Konservatore
Partia Mendimi i Djathte Liberal
Partia B.P. Prensionisteve Shqiptare
Partia Demkoracia e Re Europiane
Partia per Liri Demokraci Etike
Partia Balli Kombetar Demokrat



Ju sugjerojmë

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

1 Korrik, 2026 10:43 pm
Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

1 Korrik, 2026 9:47 pm
Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
Bota

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

1 Korrik, 2026 7:23 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

1 Korrik, 2026 5:22 pm
Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit
Kryesore

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

1 Korrik, 2026 5:20 pm
Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen
Bota

Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen

1 Korrik, 2026 3:49 pm
Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet
Aktualitet

Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet

1 Korrik, 2026 3:31 pm
Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz
Kryesore

Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

1 Korrik, 2026 3:15 pm
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE për ndihmë ushtarake
Bota

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE për ndihmë ushtarake

1 Korrik, 2026 2:43 pm
Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
Kryesore

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike

1 Korrik, 2026 1:43 pm
Para
Foto/ Rrëfimi tronditës i Bebe Rexhës: “Me mua kanë abuzuar seksualisht kur isha 19”

Foto/ Rrëfimi tronditës i Bebe Rexhës: “Me mua kanë abuzuar seksualisht kur isha 19”

Pas debateve, grupi i PD vendos: Jo bojkotit të Parlamentit

Pas debateve, grupi i PD vendos: Jo bojkotit të Parlamentit

Sondazhi i ministrave në Opinion.al, fluks votimesh por dhe sulmesh

Sondazhi i ministrave në Opinion.al, fluks votimesh por dhe sulmesh
















TE FUNDIT

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
1 Korrik, 2026

Julia Emiri ka rezultuar fituese në garën për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD. Pas numërimit të votave, rezulton që...

Lexo më shumë

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
1 Korrik, 2026

Po mbahet në Tiranë dita e 32-të e tubimit të qytetarëve. Ashtu si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në sheshin...

Lexo më shumë

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
1 Korrik, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është përgjigjur deklaratave të fundit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke i bërë...

Lexo më shumë

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
1 Korrik, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që kishte lënë në fuqi masën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}