FIER- Një person ka gjetur vdekjen në Fier, pasi ka hyrë gabimisht tek ashensori ende nuk ishte montuar. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Rreth orës 23:30, në spitalin rajonal të Fierit, ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore, i shoqëruar nga familjarët, shtetasi H.S., 58 vjeç, banues në lagjen “8 shkurti”, Fier. I plagosuri kishte fraktura të shumta në trup dhe hemorragji. Ai ka gjetur vdekjen pak minuta pasi kishte mbërritur në spital.
Sipas të dhënave, viktima ishte duke shkuar për në banesën e tij, tek pallati nr 11, kati i dytë, në lagjen “8 shkurti”. Ai ka hipur në ashensorin që ishte vendosur në pallat por ende i pamontuar plotësisht. Viktima ka rënë nga 9 metra lartësi, duke humbur jetën.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit A.S., banues në lagjen “16 Prilli”, Fier dhe E.M., 52 vjeç, me detyrë Ndërtues të firmës ”A&E Konstuksion”.
Nuk është hera e parë që kompanitë zvarrisin punimet, duke rrezikuar jetën e njerëzve. Në shumë pallate të reja, nis popullimi kur firma nuk ka vënë ende ashensorët, depozitat, etj. shërbime të domosdoshme.