Aktualitet

Financimi rus në PD/ Media amerikane: Çështja e Bashës u pezullua në rrethana të errëta



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 16/09/22 |
Opi Nion

Revista amerikane, ‘Mother Jones’ e cila publikoi në vitin 2018 lajmin për lobimin rus në PD, i është rikthyer kësaj çështjeje pas publikimit të raportit të shërbimeve sekrete amerikane.

Në një artikull media amerikane shkruan se në vitin 2018 raportoi se pagesat e bëra nga një kompani fantazmë ndaj një lobisti amerikan për të ndihmuar një parti politike shqiptare mund të kishin origjinë ruse. Gjatë katër viteve e gjysmë të ardhshme, ne nuk mësuam shumë më tepër, thuhet në artikull, por në një raport të deklasifikuar të publikuar të martën, inteligjenca e SHBA-së beson se Rusia ka financuar në mënyrë të fshehtë të paktën 300 milionë dollarë për partitë politike që nga viti 2014 me qëllim ndikimin në politikën botërore në 24 vende të ndryshme, përfshi edhe Partinë Demokratike në Shqipëri në vitin 2017.

Partia Demokratike e Shqipërisë ose PDSH e drejtuar nga Basha, punësoi një lobist- një ish-ndihmës të Ted Cruz, të quajtur Nick Muzin- për ta ndihmuar atë në kontaktet me Trump dhe republikanët në Uashington. Muzin organizoi takimet e Bashës me disa ligjvënës republikanë, një intervistë për Breitbart dhe hyrjen në një takim për mbledhje fondesh në vitin 2017, ku Basha bëri një foto me Trump, të cilën ai e shpërndau shpejt në Shqipëri si dëshmi e aksesit të tij me presidentin amerikan.

Në të njëjtën kohë, Muzin mori një pagesë prej 500 mijë dollarësh lidhur me lobimin e tij shqiptar. Origjina e atyre parave ishte e errët dhe e diskutueshme. Muzin dhe Basha dhanë shpjegime të ndryshme. Por provat sugjeruan se paratë erdhën nëpërmjet Biniatta Trade LP, një kompani fantazmë e regjistruar në Skoci nga dy kompani të tjera fantazmë, të cilat ishin me bazë në Belize.  Biniatta Trade LP, dukej se kishte rrënjë ruse, me lidhje me një sërë kompanish të tjera guaska të kontrolluara nga shtetas rusë.

Raporti i Mother Jones tërhoqi vëmendjen në Shqipëri. Kritikët akuzuan Bashën se punon për rusët. Në vitin 2019, prokurorët shqiptarë e akuzuan atë për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me këtë çështje. Çështja më vonë u pezullua në rrethana të errëta. Basha mohoi të kishte pranuar para ruse. Dhe partia e tij ka këmbëngulur se i ka paguar Muzin vetëm 25,000 dollarë, duke mos ofruar asnjë shpjegim se pse dikush tjetër do t’i paguante një lobisti amerikan qindra mijëra dollarë për të ndihmuar PDSH-në. (Përmes një zëdhënësi, Muzin tha në atë kohë se ai besonte se Biniatta Trade ishte një kompani private në pronësi të mbështetësve të PDSH-së.)

Basha u largua nga PDSH në mars, i zëvendësuar nga themeluesi i partisë, Sali Berisha, të cilit i ndalohet hyrja në SHBA pasi është shpallur non grata për “përfshirje në korrupsion”. Berisha mohon akuzat për korrupsion—dhe për këtë ai ka fajësuar George Sorosin.

Sipas një raporti të deklasifikuar Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Rusia ka paguar të paktën 300 milionë dollarë partive politike dhe politikanëve jashtë Rusisë që nga viti 2014 në një përpjekje për të “formuar mjediset e jashtme politike në favor të Moskës.” Dhe një burim i administratës i njohur me raportin i tha AFP se Rusia “shpenzoi rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të qendrës së djathtë të Shqipërisë në zgjedhjet e 2017”. Kjo është një referencë e dukshme se bëhet fjalë për të njëjtën pagesë të detajuar në vitin 2018 nga Mother Jones.

I pyetur për më shumë detaje, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të jepte detaje për informacionin e inteligjencës në lidhje me Shqipërinë. “Ne nuk do të hyjmë në informacione specifike të inteligjencës, por kemi qenë të qartë për shqetësimin tonë për aktivitetin e Rusisë për të ndikuar në proceset demokratike në vende të ndryshme anembanë botës”, tha zëdhënësi në një email.

Megjithatë, raporti i inteligjencës amerikane sugjeron se Rusia ka punësuar vazhdimisht kompani të errëta si rrugë për t’i dërguar paratë politikanëve. Blinken tha se Rusia ka përdorur “dhurata bujare, para ose kriptovaluta…kompani fantazmë dhe grupe të ekspertëve, si dhe llogaritë e ambasadave ruse” për të ndikuar te politikanët.

Raporti mbështetet në një rishikim të inteligjencës që thuhet se është urdhëruar këtë verë nga zyrtarë të administratës Biden. Administrata tha se deklasifikoi detajet kryesore në mënyrë që ato të mund të publikoheshin. “Për ta luftuar këtë, në shumë mënyra duhet ta vëmë në qendër të vëmendjes”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në një konferencë shtypi të martën.

Muzin nuk iu përgjigj një kërkese për koment të mërkurën. Ndërsa Basha, në Twitter, mohoi të kishte marrë mbështetje ruse. “Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj, aq më pak nga një burim rus,” tha ai.

Pas